Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ftuar sërish kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë, njoftoi zyra e këtij të fundit.
Sipas njoftimit, Trump dhe Netanyahu zhvilluan një bisedë telefonike të hënën në mbrëmje, gjatë së cilës theksuan rëndësinë e çarmatimit të Hamasit dhe të çmilitarizimit të Gazës.
Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu për mundësinë e zgjerimit të marrëveshjeve paqësore.
Vizita e fundit e Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë ishte vetëm dy muaj më parë, më 29 shtator, kur ata prezantuan së bashku një plan paqeje për Gazën, i cili më pas u pranua pjesërisht nga Hamas, duke çuar në nënshkrimin e një armëpushimi të brishtë dhe kthimin e pengjeve izraelite./mxh
