Last Updated on 11/05/2025 by adminfjala
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka ushtruar të drejtën e votës dhe në një prononcim për mediat theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare.
“Vota është respekt për veten, për familjen dhe për Shqipërinë”, u shpreh ai, duke i bërë thirrje qytetarëve të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës të marrin pjesë masivisht dhe me qytetari në këtë proces zgjedhor./E.T