Last Updated on 17/06/2025 by adminfjala
Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, teksa raportohet se ushtria amerikane po vendos më shumë avionë luftarakë në këtë zonë.
Mediat e huaja raportojnë se SHBA po zgjeron vendosjen e avionëve të tjerë luftarakë, duke forcuar forcat ushtarake amerikane në rajon, thanë tre zyrtarë amerikanë. Një nga zyrtarët tha se dislokimet përfshijnë avionë luftarakë F-16, F-22 dhe F-35, raporton Reuters.
Dy nga zyrtarët e tjerë theksuan natyrën mbrojtëse të vendosjes së avionëve luftarakë, të cilët janë përdorur për të rrëzuar dronë dhe predha. m.p.