Garancitë e sigurisë për Ukrainën mbetën të pazgjidhura pas bisedimeve të fundit midis Kievit dhe Uashingtonit për t’i dhënë fund konfliktit me Rusinë, raportoi të dielën Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë.
Negociatorët diskutuan gjithashtu afatet kohore të mundshme zgjedhore dhe çështjet territoriale.
Delegacioni ukrainas, i udhëhequr nga zyrtari i lartë i sigurisë Rustem Umerov në vend të Andrey Yermak,i cili dha dorëheqjen si shef i stafit të Vladimir Zelensky për shkak të një skandali korrupsioni diskutoi planin e paqes të Presidentit të SHBA-së Donald Trump me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, të dërguarin presidencial të SHBA-së Steve Witkoff dhe këshilltarin joformal Jared Kushner. Takimi në Florida të dielën zgjati më shumë se katër orë.
Rubio tha se seanca ishte produktive, por paralajmëroi se “ka ende punë për t’u bërë”, duke i quajtur negociatat “delikate” dhe “të ndërlikuara”./mxh
