Last Updated on 13/11/2025 by EL
Një incident që përfshinte oficerë policie dhe të shtëna me armë ndodhi mbrëmjen e sotme, ku 3 efektivë u plagosën, kurse katër autorët e dyshuar si hajdutë u arratisën.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, në Agios Dimitrios të Greqisë. “Protothema” informon se incidenti nisi kur një person i panjohur telefonoi autoritetet dhe raportoi se një vjedhje ishte duke u zhvilluar në një shtëpi në zonë.
Oficerët e policisë nga ekipi DIAS nxituan menjëherë në vendngjarje, ku pikasën autorët duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Hajdutët hipën shpejt në një automjet dhe në përpjekje për t’u arratisur, u përplasën me dy motoçikleta DIAS, duke rezultuar në lëndime të lehta të tre oficerëve të policisë.
Në atë kohë, oficerët e policisë qëlluan tre herë në gomat e automjetit, por autorët arritën të largoheshin. Pasuan kërkimet dhe pak më vonë, automjeti u gjet në Daphne.
Autorët, ndoshta katër persona romë, janë shpallur në kërkim, kurse efektivët u dërguan në spital për mjekim./e.t
