Flet për herë të parë Xhensila Myrtezaj/ Ja pse vendosa t’i kërkojë divorcin Besit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për herë të parë këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka folur për ndarjen nga ish-bashkëshorti, aktori Bes Kallaku.

Xhensila tregoi për Arbana Osmanin se përse e mori vendimin për t’u ndarë. Xhensila thotë se raporti me Besin kishte vite që ishte në krizë edhe në mënyrë që fëmijët e saj të kishin qetësi në të ardhmen, vendosi që të kërkojë divorcin.

“Ka disa vite që ishim përpjekur të sistemonim pakënaqësitë në martesën tonë me dëshirën për të mos i dhënë fund. Por kriza ka gjithmonë në çift. Ne nuk e kishim ndarë akoma nëse donim të ishim ndarë apo bashkë. Por mendoj se në çdo marrëdhënie kur veprat me fjalët nuk kanë shumë përputhshmëri, kur në marrëdhënie ka debate, bëhet toksike.

Bëhet e dëmshme për mua, fëmijët, edhe për të. Kështu unë mora vendimin për t’u ndarë. Në çift duhet bashkëpunim, duhet punë nga dy partnerët. Kam kuptuar që nuk duhet të luftojë veç njëra palë, por nga të dyja. Ishte një vendim i marrë nga unë. Më duhej mua ta bëja si hap pasi nuk shihja asnjë mundësi tjetër. Nuk është i lehtë divorci. Disa hapa sado e vështirë të jetë, duhet gjetur guximi për t’i marrë. Unë e gjeta forcën te fëmijët e mi, sepse doja që në të ardhmen fëmijët të kishin qetësi. Shumë barrë kam marrë mbi supe. Çfarë nuk është thënë për mua, çfarë nuk kam lexuar. Por unë nuk e ndryshoj dot botën, nuk e ndryshoj dot mendësinë e tyre.”, thotë Xhensila./Emisioni ‘Mirmbrëma Yje’, 

Të fundit

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë

Rreth 17,000 banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në provincën kanadeze të Manitobës, për shkak të...

Aksidenti tragjik në Vlorë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari

Një aksident tragjik me motor ka ndodhur këtë të diel në Vlorë. Policia bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Demokracia”. Në vendngjarje...

“Thikë pas shpine”, analiza si u tërbua Rusia kundër Serbisë

Ka dëshmi se Serbia, përmes vendeve të treta, po i dërgon armë dhe municione Ukrainës. Shërbimi sekret rus tani ka ngritur akuza të rënda...

“Ose Hamasi liron pengjet, ose do të shfaroset”, Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka urdhëruar ushtrinë të përparojë në Rripin e Gazës “pavarësisht nga çdo negociatë”, ndërsa është duke u zhvilluar...

Gazetaria nga një profesion elitar, në një “punë” të lehtë me klikime

NGA SHPETIM LUKU - Shumë kohë më parë, në një nga ato ditët kur gazetaria shqiptare po merrte frymën e parë në formën e...

Lajme të tjera

Web TV