SHBA/ Masakër në një shkollë të krishterë, dy të vrarë dhe disa të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe disa kanë mbetur të plagosur në bilancin e sulmit me armë të ndodhur në një shkollë të krishterë në Wisconsin.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës në shkollën Abundant Life Christian School, në Madison. Sipas të përditshmes britanike “Daily Mail”, nga ajo çfarë përcjellin burimet lokale tregojnë se autori i sulmit ka vrarë veten menjëherë pas aktit makabër.

Megjithatë, ende nuk është bërë e qartë nëse ai përfshihet në numrin e viktimave, teksa policia konfirmoi se autori i të shtënave është neutralizuar.

Raportet e para thonë se sulmuesi hyri në shkollë dhe hapi zjarr. Ende nuk dihet nëse viktimat janë nxënës, pjesëtarë të stafit, apo të dyja palët.

Zona rreth shkollës, e cila ndodhet në Dane County dhe ka rreth 390 nxënës nga kopshti deri në klasën e 12-të, është aktualisht e rrethuar nga forca të shumta policore.

“Ky është një hetim aktiv dhe i vazhdueshëm,” thuhet në një deklaratë të policisë së Madison-it. “Më shumë informacione do të publikohen sapo të jenë të disponueshme. Për momentin, u kërkojmë qytetarëve të shmangin këtë zonë.”

Ngjarja ndodhi vetëm pak ditë para pushimeve të Krishtlindjeve, ndërsa nxënësit po përgatiteshin për një ndeshje basketbolli të planifikuar për mbrëmjen e së hënës.

/E.S

Të fundit

Befason Ilir Meta: “Më ofruan azil politik, e dija se do arrestohesha”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet i burgosur politikisht prej muajit tetor 2024, në një...

Sa persona ka vrarë Izraeli me sulmet në Iran? Mjekët raportojnë shifrat

Forcat izraelite kanë vrarë të paktën 40 persona në Gaza që kur u arrit armëpushimi Iran-Izrael, sipas mjekëve vendas dhe banorëve. Sipas mediave të huaja,...

Greqia “pushtohet” nga zjarret, shpallet zyrtarisht gjendja e jashtëzakonshme

Greqia po përballet me një tjetër valë zjarresh shkatërrimtare, këtë herë në ishullin turistik të Hios, ku prej tre ditësh flakët kanë djegur sipërfaqe...

“Mandatin po ma zgjat opozita”, Kurti flet për krizën politike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaron se s’ka shpjegim racional për krizën politike në Kosovë. Ai tha se çdo opozitë demokratike në botë përpiqet...

Irani: Të gatshëm për negociata, jo për imponime! Nuk duam armë bërthamore

Presidenti i ri i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se Teherani është i gatshëm të rikthehet në tryezën e negociatave, por nuk do të...

Lajme të tjera

Web TV