Google Maps “demaskon” vrasësin, ngarkoi trupin e viktimës në makinë (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një foto tronditëse nga Google Street View ka çuar në zbulimin e një vrasje në provincën e Sorias, në Spanjë. Imazhi tronditës që tregon një burrë duke ngarkuar në mes të ditës në bagazhin e një makine “Rover” me ngjyrë të kuqe, një trup të pajetë, u kthye në një nga të dhënat të cilën policia e shfrytëzoi për të zgjidhur ngjarjen kriminale që kishte ndodhur në fshatin Andaluz.

Policët zbuluan falë kësaj fotoje nga Google Street View zbuluan mbetje njerëzore të prera, të groposura në varrezën e fshatit Andaluz, të cilat i përkasin një 33-vjeçari kuban, që u zhduk nëntorin e kaluar.

Një çift është arrestuar pasi dyshohet se kanë kryer vrasjen e tij. Të arrestuarit janë gruaja e kubanit dhe ish i dashuri i saj.

Imazhi i Google dhe përgjimet e telefonit të urdhëruara nga gjykata janë përshkruar si “vendimtare” nga shtypi lokal që mbulon gjetjen e tmerrshme në fshatin e vogël Andaluz, në provincën veriore spanjolle të Sorias.

Zyrtarët e qeverisë qendrore për rajonin kanë thënë tashmë se besojnë se trupi i gjetur i përket 33-vjeçarit kuban. Raportet lokale tregojnë se viktima u vra pasi fluturoi për në Spanjë dhe zbuloi se gruaja e tij kubane e kishte tradhtuar me një burrë të përshkruar si burri me xhinse blu që shihet në foto duke ngarkuar trupin e pajetë në makinën e tij.

Spanjolli që akuzohet për vrasje është pronar i një bari që quhet “Ujku i Tayueco” dhe ndodhet në fshatin e vogël me 56 banorë, që është 15 minuta larg me makinë nga varrezat ku u shkrep fotografia e Google.

“Oficerët kanë arrestuar dy persona të dyshuar të përfshirë në zhdukjen dhe vdekjen e një burri që u raportua i zhdukur në nëntor të vitit të kaluar nga një i afërm. Ai i afërm kishte filluar të dyshonte për mesazhet që kishte marrë që pretendohej se ishin nga njeriu i zhdukur. Mesazhet që mori familja e të zhdukurit thoshin se ai takoi një vajzë dhe po largohej nga Soria dhe po hiqte qafe telefonin e tij. Kjo e bëri të afërmin të dyshonte se dikush tjetër po i dërgonte mesazhet dhe kjo bëri që ai të lajmëronte policinë. Hetimi policor u fokusua në rrethin më të ngushtë të të zhdukurit dhe çoi në arrestimin e dy të dyshuarve që besohet se ishin përgjegjës për zhdukjen e tij më 12 nëntor. Ata ishin partnerja e burrit të zhdukur dhe një burrë që kishte qenë në lidhje me të. Një pjesë e eshtrave të viktimës janë gjetur të varrosura në një varrezë në Andaluz në Soria duke përdorur “teknika të avancuara”. Një nga të dhënat me të cilat po punonin hetuesit ishte imazhi nga një aplikacion për vendndodhjen e kërkimit në internet”, sqaroi një zëdhënës i Policisë Kombëtare të Spanjës.

Lexo edhe :  Rrëzimi i mitit gjerman, The Economist: Si po kriset modeli gjerman i biznesit

Kjo nuk është hera e parë që një aktivitet kriminal kapet përmes Google Maps. I arratisuri i mafias italiane Gioacchino Gammino u kap pas 20 vitesh në arrati me ndihmën e Google Maps, pasi u fotografua jashtë një dyqani ushqimor në qytetin Galapagar në veri të Madridit.

/E.S

Të fundit

Kevin dhe Ana Ejupi forcojnë lidhjen, marrin hapin e rëndësishëm pas ‘BBVK’

Pas përfundimit të BBVK3, dyshja Ana dhe Kevin Ejupi po e çojnë lidhjen e tyre në një tjetër nivel....

Publikohen detajet e Eurovision Song Contest 2025, çmimet e biletave deri në 370 euro

Transmetuesi Zviceran SRG SSR ka njoftuar detajet e Konkursit të Këngës në Eurovision 2025 në Bazel. Ata njoftuan se finalja e madhe do të mund...

Shifër alarmante, ja sa shqiptarë kanë kërkuar azil në 9-mujorin e parë të vitit

Ndonëse një pjesë e madhe e atyre që duan të ikin po tentojnë ta bëjnë këtë nëpërmjet kontratave të punës, prapë ka shtetas shqiptarë...

Gjobitet Netflix me shumën e “çmendur” , çfarë ka ndodhur?

Netflix është gjobitur me 4.75 milionë euro nga autoriteti holandez i mbrojtjes së të dhënave për shkelje të të dhënave të klientëve. “Netflix nuk i...

Arrestohet boksieri i njohur, Florian Marku!

Boksieri shqiptar Florian Marku është vënë në pranga. Mesohet se ai u ndalua në Gjermani dhe u ekstradua për në Greqi, pasi ishte në kërkim...

Lajme të tjera

Web TV