Shkencëtarët japin alarmin/ Toka mund të goditet nga një shpërthim i madh vullkanik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se Toka mund të goditet nga një shpërthim i madh vullkanik gjatë këtij shekulli, ndërsa nuk ka plane për t’u mbrojtur.

Një ngjarje e tillë, sipas ekspertit të klimës, Dr. Markus Stoffel, mund të shkaktojë një “kaos klimatik” të ngjashëm me shpërthimin e vitit 1815 të malit Tambora në Indonezi. Ky shpërthim lëshoi 24 milje kubike gazra dhe pluhur në atmosferë, duke shkaktuar një ulje drastike të temperaturave globale.

Përveç ndikimit të temperaturave, kjo situatë krijoi shtim të sëmundjeve, ku vdiqën me mijëra njerëz. Ndryshe nga “Viti Pa Verë” që pasoi shpërthimin e Tambora, një vullkan i shekullit 21 do të shtonte probleme të tjera, si pasojë e varësisë së njerëzimit nga karburantet fosile. Dr. Michael Rampino shpjegon se efekti mund të jetë më i keq sesa në vitin 1815, pasi bota është më e paqëndrueshme tani.

Kërkimet e Dr. Thomas Aubry sugjerojnë se atmosfera më e nxehtë do të shpërndajë më shpejt gazin sulfurik dhe aerosolat që formon, duke intensifikuar efektin e ftohjes./e.t

Të fundit

Shkak, rritja e konsumit, KESH shpenzoi mbi 13 milionë euro për 2 javë energji elektrike

Mbi 13 milionë euro në vetëm dy javë. Kaq para ka shpenzuar KESH për të blerë energji elektrike. Korporata...

Pas operacionit, Kryepeshkopi Anastasios është në gjendje të qëndrueshme

Media greke Protothema bën me dije se hierarku 95-vjeçar vazhdon të jetë i intubuar, por hemodinamikisht i qëndrueshëm në Njësinë e Kujdesit Intensiv (MΕΘ), ku...

Kandidatët për Gjykatën Kushtetuese, shpallet lista përfundimtare

Gjykata Kushtetuese ka shpallur listën përfundimtare të kandidatëve për drejtimin e këtij institucioni. Pas mbarimit të mandatit të Holta Zaçajt, kandidatët që kanë paraqitur interes...

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 goditi Japoninë

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.9 gradë të shkallës Rihter goditi Japoninë jugperëndimore, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA). Një paralajmërim cunami për...

Zjarret shkatërrimtare në Los Angeles, Beyonce dhuron 2,5 milionë dollarë për viktimat

Ylli amerikan i muzikës, Beyonce do të dhurojë 2,5 milionë dollarë për të ndihmuar të prekurit nga zjarret në Los Anxheles përmes fondacionit të...

Lajme të tjera

Web TV