Hakerët pro-rusë godasin Italinë, e pësojnë aeroportet e Milanos dhe Ministria e Jashtme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hakerët pro-rusë të njohur në Telegram me pseudonimin “NoName057” kanë sulmuar faqet e internetit të aeroporteve të Mialnos, Malpensa dhe Linate, duke krijuar probleme për udhëtarët që duan të kontrollojnë fluturimet e mbërritjes dhe nisjes.

Po ashtu hakerët kanë sulmuar edhe website-n e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Sulmi u njoftua nga vetë kriminelët kibernetikë, të cilët në mesazhin e tyre, ku renditën listën e faqeve të ndryshme që aktualisht janë të paarritshme ose nuk funksionojnë, shkruan: “Rusofobët italianë po marrin një përgjigje të merituar kibernetike“.

Në fakt, përveç aeroporteve Malpensa dhe Linate dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, u goditën edhe portalet e lëvizshmërisë të Sienës dhe Torinos, Transport Group dhe Federtrasporto.

Qendra Kombëtare e Krimit Kibernetik për mbrojtjen e infrastrukturave kritike të Policisë Postare ka nisur tashmë punën për të mbështetur aktivitetet e objektivave të prekur dhe për të kryer hetimet përkatëse./E.T

Të fundit

‘Shqipëria turistike’/ 10 vjet më parë disa qytete natën kishin vetëm qen dhe mace

“Fenomeni i vitit 2024 mendoj se është turizmi, Shqipëria Turistike, e cila që nga 1912 kur është krijuar shteti...

Veliaj uron qytetarët për festat e fundvitit: Kemi ndërtuar një qytet më solidar

Në prag të festave të fundvitit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka uruar qytetarët e kryeqytetit përmes një videomesazhi. Duke vlerësuar vitin që po lëmë,...

Darka e ndërrimit të viteve, qytetarët ankohen për çmimet: Janë shumë shtrenjtë!

Në këto pak ditë që mbeten qytetarët po nxitojnë për të përfundojnë blerjet për darkën e ndërrimit të viteve. Megjithatë ata ankohen për çmimet...

46 vite me klarinetë, mjeshtri kolonjar feston 60 vjetorin me një koncert recital

Mjeshtri i klarinetës Aleks Xhelili në 60-vjetorin e tij të lindjes ka ardhur me një koncert recital, i pari i këtij lloji në karrierën...

Shqiptarët po shkojnë drejt ‘Shqipërisë Etnike’; serbët, grekët dhe maqedonasit në alarm!

Nga Spartak Ngjela Kjo i ka shqetësuar shumë edhe Serbët edhe Grekët edhe Maqedoninë Sllave, si pushtues historikë të territoreve shqiptare. Shqiptaria sot ndihet e krijuar...

Lajme të tjera

Web TV