Mbi 170 viktima nga rrëzimi i avionit, shefat e kompanisë dalin në publik me kokë ulur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i linjës ajrore Jeju Air, avioni i të cilës u rrëzua duke shkaktuar 176 viktima  (te konfirmuara der me tani) në Korenë e Jugut u ka kërkuar publikisht falje familjarëve të viktimave të aksidentit.

Në një konferencë të shkurtër për media, Kim E-bae dhe shefat e tjerë të kompanisë u shfaqen me kokat ulur.

Ai tha se prioriteti kryesor tani është mbështetja për familjet e viktimave.

“Ne në Jeju Air ulim kokën në shenjë falje për të gjithë ata që u dëmtuan në këtë incident në aeroportin Muan”, thuhet në deklaratën, e cila është përkthyer në anglisht.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’iu përgjigjur incidentit. Na vjen keq për shqetësimin.”

Shkaku i rrëzimit ende nuk dihet, por mediat lokale raportuan se mund të jetë shkaktuar nga hyrja e zogjve në sistemin e avionit.

Kjo përplasje është aksidenti i parë fatal në historinë e Jeju Air, një nga linjat ajrore më të mëdha me kosto të ulët të Koresë së Jugut, e cila u krijua në 2005.

Po ashtu mediat vendase raportojnë se incidenti është një nga më vdekjeprurësit në Korenë e Jugut./e.t

Të fundit

Amer Kapetanoviç, kapiteni i ri i Bashkëpunimit Rajonal

Diplomatët e rajonit dhe stafi i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) në Sarajevë mirëpritën sot një figurë të njohur...

Izraeli nuk i ndal sulmet në Gaza, me dhjetëra viktima

Të paktën 30 persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë në Gazë nga sulmet izraelite të kryera gjatë natës dhe mëngjesin e 3 janarit, thanë zyrtarët...

Kush është gjyqtari që riktheu masën “detyrim paraqitje” për Sali Berishën

Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i duhet të shkojë dy herë në muaj në SPAK, të hënën e parë dhe të tretë të...

Autoritetet në Korenë e Jugut ndalin përpjekjet për arrestimin e Presidentit Yoon

Autoritetet e Koresë së Jugut thanë të premten se pezulluan përpjekjet për të arrestuar Presidentin Yoon Suk Yeol, i shkarkuar më parë nga parlamenti,...

Tayna zbulon shifrat: 1 milion euro fitime nga “Si ai”?

Kënga “Si ai” shënoi rikthimin e fuqishëm të Taynës pas një pushimi të gjatë, një skandali që u përkthye në sukses duke e çuar...

Lajme të tjera

Web TV