Frika nga tërmetet, njerëzit blejnë biletat e avionëve për t’u larguar nga Santorini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktiviteti sizmik i dy ditëve të fundit ka shkaktuar panik te banorët dhe turistët në ishullin e Santorinit, duke nxitur shumë prej tyre të largohen.

Mediat greke raportojnë se, nga frika e tërmeteve të vazhdueshme, një numër i madh njerëzish janë drejtuar drejt aeroportit, duke bërë që biletat e linjave ajrore Aegean dhe Sky Express të shiten pothuajse plotësisht. Një biletë pa kthim tani kushton mesatarisht 200 euro.

Në një takim urgjent të autoriteteve për të analizuar situatën, ministri i Mbrojtjes Civile, Vassilis Kikilias, deklaroi:
“Po shqyrtohen të gjithë elementët e aktivitetit sizmik. Masat e marra deri tani janë parandaluese dhe do të ketë informacione të përditësuara. I bëj thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet e ekspertëve për të përballuar situatën.”

Të dielën në mbrëmje, dy tërmete të tjera me magnitudë 4.7 dhe 4.5 të shkallës Rihter u regjistruan në zonën e Santorinit, duke rritur shqetësimet për një goditje më të fortë. Instituti Gjeodinamik raportoi se epiqendra e tërmetit më të madh ishte në juglindje të Arkesinit, Amorgos, në një thellësi prej 14.9 km, ndërsa tërmeti tjetër ndodhi në të njëjtën zonë në një thellësi prej 13 km.

 

 

Autoritetet greke kanë ndërmarrë masa të menjëhershme, duke paralajmëruar banorët të shmangin qëndrimin në ndërtesa të vjetra dhe grumbullimet në hapësira të mbyllura. Për të siguruar strehim të sigurt, Bashkia e Santorinit ka vendosur çadra në ambiente të hapura për qytetarët.

Georgios Vougioukalakis, vullkanolog dhe studiues në Autoritetin Helen të Kërkimeve Gjeologjike dhe Minierave, tha se zona po kalon një krizë sizmike me mbi 200 lëkundje të regjistruara në 48 orët e fundit. Ai paralajmëroi se epiqendra e këtyre tërmeteve ndodhet kryesisht në ishullin e pabanuar Anhidros, pranë Santorinit, duke ngritur shqetësime për zhvillimet e mëtejshme. Për këtë arsye, qeveria ka shtrirë masat e sigurisë edhe në ishujt fqinjë, Amorgos, Anafi dhe Ios.

Lexo edhe :  Lufta Iran-Izrael, Vuçiç nuk mban krah: I kemi miq të dy

Megjithëse Ministria e Mbrojtjes Civile ka deklaruar se aktiviteti sizmik nuk është i lidhur me aktivitetin vullkanik të zonës, masat parandaluese po vazhdojnë, përfshirë mbylljen e shkollave më 3 shkurt dhe kufizimin e lëvizjes në portet turistike të Ammoudi dhe Fira.

Tërmete të tjera me magnitudë 2.8 dhe 4.5 goditën zonën të dielën në mëngjes, por pa shkaktuar dëme të mëdha. Greqia është një nga vendet më të prekura nga tërmetet në Evropë, dhe Santorini mbetet një zonë me histori sizmike të rëndësishme. Ishulli mori formën e tij aktuale pas një nga shpërthimeve më të fuqishme vullkanike në histori, rreth vitit 1600 para Krishtit, ndërsa shpërthimi i fundit ka ndodhur në vitin 1950./e.t

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV