Bashkëpunimi me AFD/ Zhvillohen protesta masive në Gjermani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qindra-mijëra vetë në të gjithë Gjermaninë protestuan në fundjavë ,në rrugët e shumë qyteteve kundër votimit të përbashkët të CDU/CSU dhe AfD në Bundestag.

Sipas policisë rreth 160,000 vetë u mblodhën vetëm në Berlin të dielën pasdite për të demonstruar për ruajtjen e barrikadave ndaj AfD. Organizatorët thonë se numri i pjesëmarrësve ka qenë madje deri në 250,000 demonstrues. Shumë pjesëmarrës kishin në duar pankarta kundër CDU dhe kundër kandidatit të tyre për kancelar Friedrich Merz.

Marshimi demonstrues u zhvillua nga rrugët e afërta me Bundestagun e deri tek selia e partisë CDU.

Demonstruesit ndezën dritat e celularëve dhe brohoritën kundër kandidatit të Unionit për kancelar, Merz.

 

 

Demonstruesit kërkuan distancë të qartë ndaj AfD dhe brohorisnin që Merz duhet të turpërohet. Për shkak të numrit të madh të protestuesve, shumë rrugë u bllokuan në Berlin./E.T

Të fundit

100 milionë euro, ja kush është mbretëresha e papritur e merkatos në Serie A

Como është përsëri mbreti i merkatos në Itali, një klub që vazhdon të investojë shuma të konsiderueshme për t’i...

Hataja në Kryesinë e Kuvendit

Nga Agron Gjekmarkaj Lëvizje të çuditshme u panë në kryesinë e Kuvendit! Njerëzit nuk dalloheshin kush ishin, të veshur me rroba ushtarake nga ato të vjetrat,...

Salianji ‘hero’ në burg, jashtë gati ta ‘shqyejë’ garda e Berishës

Jakin Marena Ish-deputeti i PD Ervin Salianji, e vuajti dënimin me një vit heqje lirie në qelitë burgut të Fierit, nën akuzën e mashtrimit me “Babalen”,...

Ngjela: Berisha ka hall se Salianji do t’i marrë drejtimin e PD

Prej disa ditësh tashmë vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Lidhur më këtë, avokati Spartak Ngjela në një lidhje skype ditën...

Hipokrizia e opinionistëve dhe lufta për territor! Ligji dhe rrumpalla e preferuar

Nga Vermoshi vijnë imazhe që për disa janë “tronditëse”: fadroma që shembin ndërtime, zëra që ankohen për “dhunën e shtetit” dhe një opozitë që...

Lajme të tjera

Web TV