Lufta tregtare/ Franca i bën “karshillëk” SHBA-së, tërhiqet Gjermania

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Europian duket i ndarë në qasjen që duhet të marrë ndaj SHBA-së lidhur me çështjen e tarifave.

Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi gjatë takimit jo formal të bllokut në Bruksel se BE-ja mund t`i përgjigjet vërtet  politikave doganore me politika të tjera doganore, por si qëllim të parë duhet të ketë të merret vesh me presidentin amerikan Donald Trump.

Nga shkëmbimi i mallrave dhe shërbimeve, në fund të fundit do të përfitonin si SHBA-ja, ashtu edhe BE-ja, theksoi kreu i ekzekutivit gjerman. “Në të kundërt, nëse politika doganore tani e bën këtë të vështirë, do të ishte keq për të dyja palët”, shtoi ai.  Me ngurrim e sheh një konfrontim tregtar edhe shefja e diplomacisë së bllokut, Kaja Kallas.

Kryediplomatja europiane bëri thirrje për të reaguar me qetësi dhe maturi ndaj kërcënimeve të presidentit Donald Trump: “Ne kemi nevojë për Amerikën dhe Amerika ka nevojë për ne gjithashtu”, tha ajo. “Në luftërat tregtare nuk ka fitues” – tha Kallas. Franca dhe Luksemburgu sakaq shfaqën tone luftarake.

Presidenti francez, Emmanuel Macron mendon se nëse BE-ja “do të sulmohet në çështjet tregtare, Europa do të duhet të fitojë respekt si një fuqi e sigurt në vetvete dhe të reagojë”.

I ashpër ishte edhe qëndrimi i kryeministrit të Luksemburgut, Luc Frieden. “Ne nuk jemi më të dobët se Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse dikush dëshiron luftë tregtare, do të përballet me një luftë të tillë”, deklaroi 61-vjeçari, edhe pse ne thelb, e pranoi se është e rëndësishme që marrëdhëniet transatlantike të jenë të mira dhe se “konfliktet tregtare janë gjithmonë të këqija,””.

Trump shpalli të shtunën një dekret për tarifa doganore shtesë prej 25 për qind për prodhimet nga Kanadaja dhe Meksika dhe dhjetë për qind për produktet kineze, ndërsa i kërcënoi sërish europianët me masa të ngjashme./k.k

Lexo edhe :  Nga Shqipëria në Gaza, çfarë po gatuan Jared Kushner?

Të fundit

Ngjela i bindur/ “Sa të jetë non grata, PD nuk vjen në pushtet!”

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se arrestimi i Erion Veliajt është një dëm për PS, por kjo situatë sipas...

Sondazhi i Piepolit për qarkun Tiranë, PS drejt 19 deputetëve, ‘Shqipëria Bëhet’

Në Frontline, Instituti italian i sondazheve Piepoli solli sondazhin paraelektoral për qarqet Tiranë dhe Durrës. Sa i përket Tiranës, llogaritur vetëm votat e atyre që...

Vota e diasporës më 11 maj, përjashtohet adresa si dokument për regjistrimin e zgjedhësve

Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë, mund të regjistrohen në listën e zgjedhësve, pa patur si dokument vërtetimin e adresës së banimit në shtetin ku...

“Si ka fytyrë që thotë se akoma e pres”/ Gjesti flet sërish për Xhenetën

Gjesti ka folur sërish ditën e sotme për Xhenetën. Teksa po fliste me Rozanën, ai tha se nuk e di si ka fytyrë të dalë...

“Protestë ndaj qeverisë”, veteranët e UÇK do të bojkotojnë festën e pavarësisë

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka vendosur që të mos marrë pjesë në festimin e 17-vjetorit të Pavarësisë dhe as...

Lajme të tjera

Web TV