Detaje nga zjarri në Spitalin Psikiatrik/ Pacientja i vuri flakën dyshekut në katin -1

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një incident ka ndodhur një natë më parë në shërbimin e Psikiatrisë.

Shkak është bërë një paciente e cila ka qenë e shtruar më herët në këtë shërbim, por që tanimë merr shërbim ambulator, për të cilën ka shkuar edhe një ditë më parë.

Alma Demiraj pacientja që ka zbritur në katin -1 dhe i ka vendosur flakën një dysheku në një krevat jashtë funksionit.

Për shkak të përbërjes prej sfungjeri, djegia e dyshekut ka shkaktuar tymnajë të madhe duke krijuar panik tek personeli mjekësor dhe paciente e të afërm të tyre që kanë rastisur në atë moment.

Përveç panikut nuk mësohet të ketë shkaktuar dëme të tjera, qoftë dhe materiale.

Drejtoria e QSUT shpërndau një deklarate ku shpjegonte se ishte një shkëndije elektrike e ndodhur në Shërbimin e Neurologjisë.
Por në fakt janë dy godina të ndryshme në distancë me njëra tjetrën.

Përveç ndryshimit të destinacionit, përgjegjësie bie mbi ata të cilët lejojnë që pacientët të futen në ambiente spitalore me lëndë djegëse apo mjete të tjera duke ditur rëndësinë që ka ky shërbim./k.k

Të fundit

Detyroi pilotët të bëjnë ulje emergjente, kush është i riu shqiptar që tmerroi udhëtarët

I riu në foto është 23-vjeçari shqiptar, Mario Nikprelaj i cili tashmë po përballet me drejtësinë amerikane pas një...

Babai harron në makinë foshnjen 15 muajshe, gjendet pa jetë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Namur të Belgjikës, ku një foshnjë 15-muajshe është gjetur pa jetë pasi kishte qëndruar për orë të tëra...

Shembjet në Theth/ Meta leksion Berishës nga burgu: Opozita duhet të ishte atje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë ka folur për opozitën dhe shembjet e ndodhura në Theth. Në këtë mënyrë thotë, Meta,...

Mesazhet kërcënues ndaj Endri Shabanit/ Reagon partia e Lapajt: Refuzojmë gjuhën e dhunës

Një audio me mesazh kërcënues ndaj kryetarit të partisë “Nisma Thurje”, Endri Shabani ka qarkulluar në rrjet, ku mësohet se është dërguar në platformën...

Pushime makthi për pasagjerët e një krociere, 140 persona të helmuar

Një udhëtim njëjavor turistik me anije nga Los Angeles drejt Meksikës është kthyer në një makth për 140 persona në bord. Sipas raportimeve, 134...

Lajme të tjera

Web TV