Princi Carl Philip i Suedisë bëhet baba për herë të katërt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Princesha Sofia e Suedisë  ka mirëpritur fëmijën e saj të katërt me Princin Carl Philip. Çifti që ende nuk e kanë bërë të ditur emrin e vogëlushes, kanë tre djem.

Anëtarja e re e familjes mbretërore suedeze është e nënta në renditjen e nipërve të Mbretit Carl XVI Gustaf dhe Mbretëreshës Silvia. Ajo është e teta në radhën e fronit, por nuk mban titullin HRH, sipas vendimit të marrë nga Mbreti i Suedisë.

Lajmin e lumtur e ka bërë të ditur pallati përmes një postimi në Instagram. Sipas Daily Mail, foshnja ka lindur mesditën e së premtes, 7 shkurt, në spitalin Danderyd pranë Stokholmit.

 

Një ditë pas lindjes, çifti është fotografuar duke dalë nga spitali me të porsalindurën. Ata ishin veshur ‘casual’ me princeshën duke buzëqeshur para kamerës, të veshur me pantallona të errëta, një pulovër kremi dhe pelerinë. Ajo e kompletoi look-un e saj me një kapele bejsbolli dhe çizme të errëta.

Princesha Sofia njoftoi shtatzëninë e saj të katërt shtatorin e kaluar, pasi mori pjesë në dasmën e Princeshës Martha Louise të Norvegjisë me shamanin amerikan Durek Veret./kb

Të fundit

Hetimet për vetëvrasjen e 17-vjeçares në Gjirokastër, Prokuroria mbledh dëshmi

Ngjarja tragjike e vetëvrasjes së një 17-vjeçareje në Gjirokastër ka nxitur një sërë hetimesh nga Prokuroria e qytetit. Deri...

U bë nënë për herë të dytë!Fatma Haxhialiu zbulon emrin e të birit dhe kuptimin e veçantë

Moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu, e cila u bë nënë për herë të dytë disa ditë më parë, zbuloi sot emrin e veçantë që...

“Nesti Angoni” nuk është ai që na gënjyen kaq kohë

Mero Baze Sot kam siguruar dokumentin më të famshëm në Shqipëri, që ka bërë kurioz gjithë shoqërinë shqiptare: denoncimin e Nesti Angonit, i cili heq...

“Ardhja e Trump ishte moment “shoku”, Macron: Europa të forcojë “muskujt” përballë SHBA

Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka përshkruar kthimin e Donald Trump në pushtet si një moment "shoku" që duhet të detyrojë Evropën të sigurojë...

Analiza e VOA: Protestuesit në Serbi shndërrojnë tragjedinë në lëvizje për ndryshim

Studentja e biologjisë Marija Petroviç thotë se, kur ajo dhe kolegët e saj, filluan të protestojnë kundër qeverisë së Serbisë pas rrëzimit të çatisë...

Lajme të tjera

Web TV