Makina më e gjatë në botë, AKOMODON 75 persona dhe madje ka PISHINË brenda…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ndërtuar nga gjashtë limuzina Cadillac El Dorado të vitit 1976, The American Dream është mbi 30 metra i gjatë dhe ka hapësirë ​​të mjaftueshme të brendshme për të akomoduar deri në 75 persona. Megjithatë, nuk është mjeti më i lehtë për t’u manovruar. I ndërtuar fillimisht në vitin 1986 nga koleksionisti dhe personalizuesi i njohur i makinave, Jay Ohrbeg, The American Dream ishte vetëm 18 metra dhe fuqizohej nga një palë motorë V8.

Ohrberg më vonë zgjeroi automjetin e tij unik në një gjatësi të madhe 30.5 metra. Guinness e njohu The American Dream si makinën më të gjatë në botë në vitin 1986 dhe limuzina gjigante u shfaq në kopertinën e disa revistave, në shfaqje televizive dhe madje edhe në filma, por ngritja e saj u pasua nga një rënie e papritur e popullaritetit. Ai përfundoi i braktisur në pjesën e pasme të një magazine në New Jersey për dekada të tëra.

Sot, The American Dream është kthyer në makinën magjepsëse si dikur, me 26 rrota të reja, bojë të freskët dhe disa centimetra shtesë, falë përpjekjeve të Michael Dezer dhe Michael Manning, të cilët e gjetën atë të listuar në internet dhe vendosën ta blejnë dhe ta restaurojnë. Me 30.5 metra, The American Dream është makina më e gjatë në botë.

Kjo limuzinë ultra e gjatë përmban një pishinë, xhakuzi dhe vaskë. Manning thotë se ka hapësirë ​​të mjaftueshme për të akomoduar deri në 75 pasagjerë të rritur. Por edhe pse makina më e gjatë në botë është teknikisht funksionale, ju mund ta drejtoni atë vetëm në rrugë të drejta. Kjo pasi kthimi i sigurt i automjetit është i pamundur në shumicën e rrugëve. Ju mund ta admironi nga afër në muzeun e makinave, Dezerland Park Orlando, në Orlando, Florida./    SM

Të fundit

“Nesti Angoni” nuk është ai që na gënjyen kaq kohë

Mero Baze Sot kam siguruar dokumentin më të famshëm në Shqipëri, që ka bërë kurioz gjithë shoqërinë shqiptare: denoncimin e...

“Ardhja e Trump ishte moment “shoku”, Macron: Europa të forcojë “muskujt” përballë SHBA

Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka përshkruar kthimin e Donald Trump në pushtet si një moment "shoku" që duhet të detyrojë Evropën të sigurojë...

Analiza e VOA: Protestuesit në Serbi shndërrojnë tragjedinë në lëvizje për ndryshim

Studentja e biologjisë Marija Petroviç thotë se, kur ajo dhe kolegët e saj, filluan të protestojnë kundër qeverisë së Serbisë pas rrëzimit të çatisë...

Ardhja e Chris LaCivita/ Tabaku zbulon strategjinë që ka për ta çuar PD-në drejt fitores

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e ftuar në studion e News 24 foli edhe për ardhjen e Chris LaCivita në Tiranë. Tabaku u shpreh...

‘U njohëm në skenë’/ Çifti i artistëve rrëfejnë historinë 47-vjeçare të dashurisë

Bruna Sota Hoxha dhe Rik Hoxha janë një çift i njohur artistësh në Fier, njohur në moshë të re në skenën e teatrit Bylis. Tashme...

Lajme të tjera

Web TV