Pas një rrugëtimi të vështirë, Parashqevi Simaku bëhet me shtëpi të re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Përshëndetje nga shtëpia e re e Parashqevi Simakut dhe Ina Simaku, që ka ardhur sot nga Franca….”, nis kështu një video në Instagram e Elton Ilirjanit, i cili na informoi se këngëtarja e njohur është bërë me shtëpi të re.

Eltoni: Si ndihesh Parashqevi tek shtëpia e re, që sapo hyre sot, me Inën?

Parashqevia: Sapo luajtëm këngën e Flamur Shehut “Gëzimi i shtëpisë së re”. Por gëzimim më të madh e kam që më ka ardhur mbesa, Ina. Që e vogël ka qenë një mrekulli për famljen tonë, Simaku. Nënën e ka nga Elbasani, babai është vëllai im i madh, Arben Simaku, që është kuzhinier në Shqipëri dhe ajo punon recepsioniste në Francë.

Eltoni: Bukurirat! Jeni shumë të bukura të dyja, sa të ngjashme jeni! Më bëhet shumë qejfi që rrugëtimi ynë, se po flas unë tani…Jam i kënaqur që ia arritëm kësaj dite: Parashqevia është shumë mirë. Siç e shihni, është e lumtur, e qeshur, e rikthyer totalisht në jetë, së bashku me Inën. Tani do kalojmë disa ditë të bukura, besoj nja dy javë. Dua të falenderoj Elvirën, veten nuk po e përfshij. Të gjithë ata që na ndihmuan. Një vit shtëpia është e paguar.

Parashqevia: Është si një hotel me 10 yje, jo me 5.
Eltoni: Me shumë dashuri, mbi të gjitha.
Parashqevia: Na duket vetja sikur jemi në një hotel madheshtor

Në një tjetër video, Elton Ilirjani shpreh pakënaqësinë e tij ndaj biznesmenëve shqiptarë, të cilët premtuan shumë dhe nuk bënë asgjë:

“Premtime, premtime, premtime, shumë biznesmenë, që mbahen si të fuqishëm, dolën me deklarata në dhjetor: ‘Do t’i bëjmë këtë, atë…asgjë nuk bën, zero me bisht… tha Ilirjani./k.k

Lexo edhe :  "Prisnim për tu bërë tre”, Rozana Radi përlot banoret me letrën dedikuar bashkëshortit

Të fundit

Asnjë nga partitë në Kosovë nuk ka votat për të krijuar e vetme qeverinë pas zgjedhjeve

Nga rezultati preliminar i zgjedhjeve të nëntë shkurtit, asnjë prej partive nuk do të mund të krijojë qeverinë e...

Ulen interesat e kredive/ Vendimet e politikës monetare po japin efektet e pritshme

Ulet interesi i kredive për bizneset por edhe për qytetarët.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se  lehtësimi i politikës monetare ka dhënë efekte ...

SPAK-u, SKAP-i, apo SKRAP-i i partisë, kë do zgjedhë Sali Berisha?

Ditët e fundit ai ka nisur një kthesë të pabesueshme, ku pretendon të na bindë se kur akuzonte SPAK, e kishte fjalën për disa...

Dita e Shën Valentinit: historia, kuriozitetet dhe traditat e festës së të dashuruarve

Dita e Shën Valentinit njihet botërisht si festa e të dashuruarve , e cila festohet çdo vit më 14 shkurt . Por cila është origjina e vërtetë...

Rama ironizon Berishën: Bufi i Kënetës është një plaçkitës folesh

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryetarin e PD, Sali Berishën, përmes një video të publikuar në rrjetet sociale. Ai e konsideron Berishën ‘Buf Kënete’...

Lajme të tjera

Web TV