Gjermani, 40 protesta dhe 5 000 oficerë policie gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia gjermane tha të mërkurën se pret që Konferenca e Sigurisë e Mynihut e kësaj fundjave, një mbledhje vjetore e liderëve botërorë dhe ekspertëve të mbrojtjes, të provokojë rreth 40 protesta të ndryshme.

”Këtë herë ka më shumë protesta nga sa kemi parë prej një kohe të gjatë”, tha Christian Huber, kreu i Departamentit të Operacioneve në Selinë e Policisë së Mynihut.

Huber tha se “situata aktuale politike dhe koha e konferencës pak përpara zgjedhjeve të përgjithshme të Gjermanisë më 23 shkurt do të kontribuojnë në rritjen e numrit të protestave”.

”Forumi hapet të premten, por shumica e demonstratave do të jenë të shtunën”, tha ai.

 

 

Një grup i quajtur Aleanca e Veprimit Kundër Konferencës së Sigurisë së NATO-s regjistroi një marshim me deri në 1 500 persona, ku lista e folësve përfshin edhe ish-ministrin grek të Financave, Yanis Varoufakis.

Grupet pro palestineze pritet të marrin pjesë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio janë ndër emrat e profilit të lartë që pritet të marrin pjesë në konferencë, e cila zgjat deri të dielën.

Një perimetër sigurie është vendosur rreth vendit të konferencës, hotelit luksoz ”Bayerischer Hof” dhe është vendosur një ndalim fluturimi mbi qytet, përfshirë edhe për dronët.

Sipas Huber, rreth 5 000 oficerë policie do të jenë në detyrë gjatë tre ditëve të konferencës, me mbështetje nga e gjithë Gjermania dhe madje edhe Austria./E.T

Të fundit

Elsa Lila këngëtarja dinjitoze edhe në ditë të vështira

-Rreth librit “Mirë se erdhët në Rebibbia”- Nga Shpendi Topollaj Ndofta ishte në kulmin e lavdisë, plotësisht të merituar, kur mjetet...

“Shqipëria është komplet ndryshe”, Rama: Kur korrupsioni luftohet…

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë që të kthehen në atdhe dhe të investojnë në Shqipëri. Në podkastin “Flasim”, Rama theksoi...

15 Shkurt 1933/ Franklin Roosevelt, presidenti amerikan i shpëton një atentati në Majami

Një murator i papunë, i quajtur Giuseppe Zangara, tenton të vrasë presidentin e sapo-zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Franklin D. Roosevelt. Ai sapo kishte...

BE jep 7.2 milionë euro për procesin e integrimit

Bashkimi Evropian ka nisur zyrtarisht Projektin e Mbështetjes së Integrimit në BE duke lëvruar 7.2 milionë euro për vendin tonë. Këto fonde do të...

Pse lakuriqët e natës nuk sëmuren kurrë?

Pavarësisht se janë një rezervuar virusesh, lakuriqët e natës nuk sëmuren: e gjitha kjo falë fluturimit të tyre, i cili i ka shtyrë ata...

Lajme të tjera

Web TV