Zhvendosja e palestinezëve/ Kryeministri spanjoll kundër planit të Trumpit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka kundërshtuar me vendosmëri propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për të zhvendosur me forcë palestinezët nga Rripi i Gazës.

Bëhet e ditur se Sanchez ka deklaruar se Spanja nuk do të lejojë që një plan i tillë të zbatohet.

Duke folur në një ngjarje të Partisë Socialiste të Punëtorëve në San Sebastian, në veri të Spanjës Sanchez bëri thirrje për respektimin e ligjit ndërkombëtar në Gaza, ashtu si në pjesë të tjera të botës  sipas raportimit të mediave të huaja.

Ai theksoi se palestinezët duhet të qëndrojnë në Palestinë dhe izraelitët në Izrael, duke jetuar në paqe, harmoni dhe siguri.

“Asnjë transaksion i pasurive të paluajtshme nuk mund të fshehë të keqen, turpin dhe krimet kundër njerëzimit që Gaza ka dëshmuar në vitet e fundit”, tha Sanchez.

Raportohet se ai i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të refuzojë planin e Trumpit për zhvendosjen e palestinezëve, duke përsëritur qëndrimin e vendosur të Spanjës kundër tij.

“Spanja nuk do ta lejojë këtë”, pohoi ai./e.t

Të fundit

Katër arsye të mundshme pse keni gjithmonë të ftohtë

Jeni nga ata njerëz që gjithmonë kërkoni një batanije apo visheni më ngrohtë se të tjerët? A keni menduar...

A po ndihmon Trump që Putin të fitojë luftën?

Nga Florian Niederndorfer Në natën e një jave më parë, kur Donald Trump diskutonte në telefon të ardhmen e Ukrainës me Vladimir Putinin, njerëzit në...

Kërkoi divorcin nga bashkëshortja, çfarë ndodhi sot në seancën e çiftit Meta-Kryemadhi

Shtyhet seanca për ndarjen mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Gazetari Ervin Leka raporton se shkak u bë mosparaqitja e Kryemadhit në seancë, ku...

Amerikanët dhe rusët kanë zhvilluar takime sekrete gjatë muajve të fundit në Zvicër

Takime sekrete mes amerikanëve dhe rusëve në Zvicër janë zhvilluar muajt e fundit në lidhje me luftën në Ukrainë, zbulon Reuters. Sipas tre burimeve,...

Bosi famëkeq ekzekutohet brenda sallës së gjyqit, nga një person i maskuar si avokat

Një bos famëkeq i një bande është vrarë me armë zjarri brenda një gjykate në Sri Lanka nga një person i maskuar si avokat,...

Lajme të tjera

Web TV