Vajza e ish-kryeministrit Berlusconi: Shpresoj që Trump të mos shkatërrojë perëndimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vajza e ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi, Marina Berlusconi, në një intervistë ka deklaruar se ndërhyrjet e hershme të Trump kanë sjellë disa përfitime të menjëhershme për SHBA, por në planin afatgjatë strategjia e tij për të vënë vazhdimisht vendet e tjera nën presion do të shndërrohet në një forcë e më të dhunshme.

“Unë me të vërtetë shpresoj, vazhdon ajo, që vendi që ka qenë gjithmonë garantuesi kryesor i perëndimit të mos ketë tani një president që aspiron të bëhet “shkatërruesi” i vetë perëndimit, duke shkatërruar kështu gjithçka që Amerika ka qenë në tetëdhjetë vitet e fundit“, deklaroi ajo.

“Sa i përket Big Tech, ka një problem të konkurrencës së pandershme sa një shtëpi. Ata kanë arritur të imponojnë diktaturën e algoritmit në jetën tonë të përditshme”, shtoi më tej Marina Berlusconi.

Lidhur me luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, sipas “La Repubblica” pasardhësja e Silvio Berlusconit thotë:

“Për t’i dhënë fund këtij konflikti të tmerrshëm, një kompromis do të jetë i pashmangshëm, por jam absolutisht i bindur se fundi i luftës nuk duhet të përkojë me dorëzimin e Kievit dhe fitoren e Moskës. Ukraina ka të drejtën e garancive të nevojshme për sigurinë dhe pavarësinë e saj”./e.t

Të fundit

Ikonat e futbollit, skaliten në muret e Stadiumit të Elbasanit

Nga ARTUR  AJAZI Dy artistë, dy piktorë të apasionuar pas profesionit tëtyre, Altin Dalipi dhe Arben Biqiku, kanë vendosur tiskalisin...

Berisha ironizon Bashën: Është me Taulant Ballën, binom i pandarë si tymi dhe bloza

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp nga selia e PD-së, ka deklaruar se Shpëtim Idrizi dhe partia e tij,...

Ndalimi i Safet Bajrit, masë edhe për Asmer Bilalin dhe Behar Bajrin

Pas ndalimit të Safet Bajrit mësohet se është dhënë edhe masë për Asmer Bilalin si edhe Behar Bajrin. Ndërkohë Safet Bajri u shoqërua pak ditë...

Statistikat/ Normat e interesit të kredive për shtëpi pësuan rënie në 2024

Normat e interesit të kredisë për shtëpi pësuan rënie vitin e kaluar, duke mbështetur zgjerimin e kreditimit në këtë segment. Sipas statistikave nga Banka...

Të investojmë për shqipen digjitale

Alda Bardhyli Sot jemi mbledhur për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, një ditë që na kujton rëndësinë e gjuhëve në identitetin tonë, në...

Lajme të tjera

Web TV