Francë, qentë gjurmojnë humbjet në rrjetet e furnizimit me ujë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër rrjedhje e zbuluar dhe regjistruar nga Nathalie Delon dhe qeni i saj nuhatës nga njësia “K9-Kyroc-Team”.

Parandalimi i humbjeve të ujit në rrjet është bërë përparësi për shumë qytete, pasi Evropa përballet me mungesa në rritje të ujit.

Në Francë, 20% e ujit të pijshëm humbet para se të arrijë tek përdoruesit, thotë Agjencia Evropiane e Mjedisit.

Për këtë arsye kompanitë e menaxhimit të ujit si Veolia po krijojnë patrulla me qenë nuhatës. Njësia e saj e qenve ka zbuluar 1,500 rrjedhje në rrjetet e sistemit të furnizimit me ujë që nga viti 2019.

“Këta janë qenë me aftësi të mira nuhatjeje dhe me shqisa nuhatjeje mjaft të zhvilluara”, thotë Nathalie Delon.

Zyrtarët thonë se qentë përdoren më shumë sepse kanë një histori të mirë të zbulimit të drogës.

François Bourdeau, një anëtar tjetër i ekipit “K9-Kyroc-Team” thotë se patrullimet kanë qenë mjaft të suksesshme dhe kanë rritur interesin në vende të tjera.

“Rezultatet ishin pozitive si në veri ashtu edhe në jug të Francës. Më shumë se 90% e rrjedhjeve të gjetura ishin të suksesshme. Më pas filluam të zhvillojmë konceptin e përdorimit të tyre në të gjithë Francën. Shkuam në Marok dhe Belgjikë. Unë shkova në Kili verën e kaluar dhe që nga fillimi i kësaj praktike, numri i qenve është rritur për shkak të rritjes së nevojave për këtë punë”, thotë François Bourdeau.

David Maisonneuve, kreu i departamentit teknik në Veolia thotë se zbulimi i rrjedhjeve të ujit në disa raste është një proces i vështirë.

“Ka disa zona që janë shumë të ndërlikuara, ku procesi i gjetjes së rrjedhjeve të ujit është më i ndërlikuar. Duke marrë parasysh se qentë mund të zbulojnë shumë gjëra, si drogën dhe eksplozivët, menduam se ndoshta klori, që përdoret si dezinfektues në ujë, mund të zbulohej nga qentë”, thotë ai.

Lexo edhe :  Media në SHBA: 4 ndihmës të kryebashkiakut të Nju Jorkut pritet të japin dorëheqjen

Por, Juliane Kaminski, profesore e psikologjisë në Universitetin e Portsmouth thotë se përdorimi i qenve mund të ketë kufizime për shkak të lodhjes së tyre fizike dhe nevojës për trajtim të mirë të tyre.

“Aktiviteti nuhatës është rraskapitës për qentë, kështu që ata nuk mund të nuhasin pa pushim për më shumë se 20 minuta. Ata kanë nevojë për pushim. Pas gjashtë deri tetë viteve ata mund të tërhiqen nga kjo punë, sepse është rraskapitëse dhe kërkon shumë energji dhe motivim”, shpjegon ajo./ VOA

Të fundit

Kreu tre vjedhje në një javë, arrestohet 43-vjeçari në Durrës

Një 43-vjeçar është arrestuar këtë të premte në Durrës. Shtetasi me iniciale P.P., si autor i dyshuar i tre vjedhjeve...

Spiropali pret Sekretarin e KiE-së, Berset:Mbështetje për Shqipërinë në sundimin e ligjit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Alain Berset, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në...

Ikonat e futbollit, skaliten në muret e Stadiumit të Elbasanit

Nga ARTUR  AJAZI Dy artistë, dy piktorë të apasionuar pas profesionit tëtyre, Altin Dalipi dhe Arben Biqiku, kanë vendosur tiskalisin me penelat e tyre,  në...

Berisha ironizon Bashën: Është me Taulant Ballën, binom i pandarë si tymi dhe bloza

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp nga selia e PD-së, ka deklaruar se Shpëtim Idrizi dhe partia e tij,...

Ndalimi i Safet Bajrit, masë edhe për Asmer Bilalin dhe Behar Bajrin

Pas ndalimit të Safet Bajrit mësohet se është dhënë edhe masë për Asmer Bilalin si edhe Behar Bajrin. Ndërkohë Safet Bajri u shoqërua pak ditë...

Lajme të tjera

Web TV