Emigrantët/ Meloni: Të vendosur për të çuar përpara marrëveshjen me Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni shprehur edhe njëherë vendosshmërinë për të çuar përpara marrëveshjen për emigrantët me Shqipërinë.

Gjatë fjalës së saj në Konferencën e Prefektëve dhe Drejtuesve të Policisë mbi temën e emigrantëve, Meloni u shpreh se “jemi të vendosur të gjejmë zgjidhje për çdo pengesë që shfaqet”.

Më pas, kryeministja italiane tha se vendimet e marra deri më sot për këtë çështje nga gjyqtarët bazohen në motive “të brishta” dhe shpërfillin “ajo që është vendosur me ligj nga Parlamenti italian”.

“Për të luftuar imigracionin e parregullt duhen zgjidhje pragmatike, jo ideologjike”, shtoi Meloni.

Pothuajse një vit e gjysmë pas nënshkrimit të protokollit me qeverinë shqiptare, dhjetëra emigrantë janë dërguar në qendra dhe pas disa ditësh janë kthyer në Itali.

Megjithatë, një vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë javën e ardhshme pritet të hedhë dritë mbi këtë çështje dhe të zgjidhë ngërçin.

Meloni u shpreh gjithashtu se shpreson që Gjykata “do të shmangë rrezikun e kompromentimit të politikave të riatdhesimit jo vetëm të Italisë, por të të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”./    S.M

Të fundit

Inteligjenca artificiale në të gjitha fushat/Ekspertja:Do ndikojë në uljen e korrupsionit

Inteligjenca artificiale do të përdoret gjerësisht në ekonominë shqiptare dhe jo vetëm. Qeveria ka miratuar së fundmi programin e politikave...

Kina zbulon koronavirusin e ri te lakuriqët e natës, transmetohet te njerëzit

Një ekip shkencëtarësh kinezë ka zbuluar një koronavirus të ri te lakuriqët e natës me rrezik të mundshëm të transmetimit nga kafshët te njerëzit,...

Inaugurimi i Pediatrisë së Përgjithshme, Rama: Pagat e mjekëve do vijojnë të rriten

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në inaugurimin e  Spitalit të Pediatrisë së Përgjithshme në QSUNT. TIRANË - Kryeministri Edi...

Një baba që bënte jetë të thjeshtë – Si u kap bosi shqiptar i kokainës

Një shqiptar pritet të dalë përpara një gjykate në Lenzburg të Zvicrës pasi akuzohet se ka shitur sasi të mëdha kokaine. Sipas medieve zvicerane, ai...

AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 punonjës policie

Në vijim të hetimeve lidhur me procedimin penal të vitit 2024, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës...

Lajme të tjera

Web TV