Gjermania i del kundër Trump: Nuk do e pranojmë Rusinë në G7!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia nuk do të kthehet në G7 (grupin e shtatë shteteve më të industrializuara të botës) siç ka kërkuar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë ministri i Financave i Gjermanisë, Joerg Kukies.

“G7 e dënon shumë qartë luftën e agresionit të Rusisë, veçanërisht në përvjetorin e tretë të sulmit brutal nga Rusia”, ka thënë Kukies në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, duke shtuar se propozimi i Trumpit nuk do të sigurojë mbështetjen e nevojshme unanime.

Kukies do të udhëtojë të martën drejt Kejp Taunit, për samitin e ministrave të financave të G20-s, teksa sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, do të mungojë, për shkak të angazhimeve të tjera.

Gjendja aktuale e ekonomisë globale do të jetë temë kyç e takimeve.

“Ne duhet vërtet t’i rikthehemi rrugës së zhvillimit ekonomik”, ka thënë Kukies. Gjermania “ka shumë detyra shtëpie për të bërë”, ka shtuar ai.

Kukies u emërua ministër i Financave nga kancelari në largim, Olaf Scholz, në nëntor, pasi koalicioni qeverisës i Scholzit u rrëzua me votë mosbesimi, dhe pritet të shërbejë në këtë post derisa të formohet një qeveri e re pas zgjedhjeve të së dielës, të cilat i fituan konservatorët e Friedrich Merzit.

Një luftë tregtare ndërmjet SHBA-së dhe Evropës mund të shmanget, teksa të dyja palët janë të gatshme të negociojnë, ka thënë Kukies. “Askush s’është i interesuar të nisë luftë tregtare”, është shprehur ai.

Bashkimi Evropian 27-anëtarësh mund të goditet veçanërisht rëndë nga plani i Trumpit për tarifa reciproke, i cili ka për qëllim të rrisë tarifat amerikane ndaj importit për t’i niveluar ato me tarifat dhe taksat e tjera të vendosura nga vendet e tjera.

Lexo edhe :  Lideri i CDU/CSU-së shpall fitoren: Nuk kemi kohë për të humbur

Kukies ka thënë, po ashtu, se G7 mund të diskutojë për propozimet për t’i përdorur asetet ruse në vlerë prej 300 miliardë dollarësh, të ngrira në Evropë, për rindërtimin e Ukrainës, “por bisedimet vetëm sa po fillojnë. Është mbase herët të thuhet diçka”./REL/    S,M

Të fundit

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, ja kur do të nis numërimi i votave të diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se më 26 shkurt do të nisë numërimi i votave të qytetarëve që kanë...

Berisha kërkon të rrëzojë Ramën me listat e vjetra të Lulzim Bashës

Kreshnik Spahiu Pse Berisha po kandidon listën e Lulzim Bashës? Telenovelës 4 vjeçare të luftës Berisha-Basha i erdhi fundi. Aktrimi i artistit të madh me luftën...

Vakti i mëngjesit, zbuloni shkaqet që po ju bëjnë të shtoni peshë

Një mëngjes i mirë dhe i ekuilibruar ju ndihmon të ndiheni të ngopur dhe të kënaqur, ushqen trupin me lëndët e duhura ushqyese dhe...

Berisha tha se po digjen?! E vërteta e dokumenteve që dolën nga Bashkia

Si është e vërteta? A po digjen dokumentet e nxjerra nga Bashkia siç akuzoi Sali Berisha? Report Tv ka hulumtuar çështjen, dhe sjell pamje...

Kosova ndalon në Jarinjë një të dyshuar për krime lufte

Në pikëkalimin kufitar të Jarinjës – që lidh Kosovën me Serbinë – Policia e Kosovës tha se ka ndaluar një person të dyshuar për...

Lajme të tjera

Web TV