Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Siç është raportuar, një marrëveshje për mineralet midis Ukrainës dhe SHBA-së është afër.

Kievi vlerëson se rreth 5% e “lëndëve të para kritike” në botë janë në Ukrainë.

Kjo përfshin miliona tonë grafit, i cili përdoret për të prodhuar bateri për automjetet elektrike.

Dhe Ukraina ka gjithashtu një të tretën e të gjitha depozitave evropiane të litiumit, komponenti kryesor në bateritë aktuale, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se përpara agresionit rus, pjesa globale e Ukrainës në prodhimin e titanit, një metal i lehtë i përdorur në ndërtimin e gjithçkaje, nga aeroplanët deri te termocentralet, ishte 7%.

Për më tepër, Ukraina ka depozita të konsiderueshme të metaleve të rralla të tokës.

Këto janë një grup prej 17 elementesh që përdoren për të prodhuar armë, turbina me erë, elektronikë dhe produkte të tjera jetike në botën moderne.

Megjithatë, disa nga depozitat minerale janë konfiskuar nga Rusia.

Sipas Yulia Svyrydenko, ministre e ekonomisë e Ukrainës, burimet me vlerë afro 350 miliardë dollarë mbeten sot në territoret e pushtuara./e.t

Të fundit

Opozita drejt listës së përbashkët, partitë e vogla në negociata me PD-në

Partitë e vogla janë në bisedimet e fundit me kryetarin e PD-së Sali Berisha për përfshirjen e tyre në...

Gafa politike, Berisha tërhiqet nga “shkrirja e SPAK-ut”

Kreu i PD-së Sali Berisha e ka konsideruar si “dalje nga konteksti” i deklaratës së tij për shkrirjen e Prokurorisë së Posaçme. Tërheqja e...

Tensione dhe keqkuptime, zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju ditën e sotme

Dashi Kjo fazë e jetës suaj është e rëndësishme për tu rikthyer në lojë. Edhe nëse keni pësuar një rënie, jeni gati që të ringriheni...

Dramë në Kupën e Mbretit, mbyllet në barazim dramatik sfida Barcelona-Atletico

Barazim i çmendur me 8 gola, mes Barcelonës dhe Atletiko Madridit, në aktin e parë gjymsmëfinal të Kupës së Mbretit. Një duel spektakolar që...

Lajme të tjera

Web TV