Debati për gjuhën shqipe/Meidani: Gjuha shqipe e pacenuar në Maqedonin e Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani komentoi për TV21 debatin për gjuhën shqipe.
Ai theksoi se nuk ka asgjë që e cenon gjuhën shqipe, pasi është një realitet i pamohueshëm.

Meidani tha se, gjuha shqipe është një e drejtë kushtetuese e fituar dhe shtoi se, është e çimentuar që në themelet e këtij shteti.

“Nuk ka asgjë që e cenon gjuhën shqipe, është një realitet i pamohueshëm këtu, në Shqipëri dhe në rajon. Nuk I kuptoj nuancat dhe nuk dua të hyjë në të tilla diskutime që kryeministri i definoi si labirinte juridiko apo gazetareske të çështjes. Çështja e gjuhës shqipe është një çështje e të drejtave kushtetuese në këtë vend dhe për rrjedhojë është e çimentuar në themelet e këtij shteti. Mos keni asnjë shqetësim se është një e drejtë kushtetuese e fituar dhe një nga pilarët e Marrëveshjes së Ohrit”, tha Meidani.

Në lidhje me ngjarjen që ndodhi në festën e 28 Nëntorit, ku një polic maqedonas hoqi flamurin shqiptar nga një shtyllë, Meidani tha se janë në pritje të një vendimi zyrtar dhe nuk dëshiron ta paragjykojë rastin.

“Po pres një vendim s ai përket kësaj gjëje. Sigurisht se nuk është fare e këndshme dhe nuk mund të fshihemi pas faktit se ishte duke zhvendosur apo ku e di unë, se zhvendosja në këtë rast është në autoritetin e bashkisë, se kur mbaron një aktivitet duhet të hiqen ato simbole që ishin vendosur për rastin në fjalë. Jemi në pritje dhe nuk dua ta paragjykojë rastin”, tha Meidani.

Por, a pret ambasadori që të ketë masa për këtë rast? Ai tha se ligjet e Maqedonisë së Veriut duhet të vlejnë për të gjithë, pa dallime.

Lexo edhe :  U qëllua nga partneri me armë, ndërron jetë pas 6 ditësh në spital nëna e tre fëmijëve

“Mendoj që ligjet e Maqedonisë së Veriut duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze dhe të drejtë për këdo shtetas të Maqedonisë së Veriut. Ky është qëndrimi zyrtarë i yni”, tha ai.

“Luanin nuk e preokupon opinioni i deleve”, kështu u përgjigj ambasadori i Shqipërisë, Denion Meidani për të gjithë ata që e komentojnë dhe e sulmojnë për punën e tij.

Ai tha se nuk ka publicitet të keq dhe të gjithë i falënderon.

“Në radhë të pare më vjen në mendje shprehja se nuk ka publicitet të keq dhe sa i përket individëve që ju thoni, do të doja të përfitoja nga platforma që më dhatë këtu sot, t’i falënderojë në radhë të parë që më ndjekin me përkushtim, në radhë të dytë, që më komentojnë takimet dhe mesazhet që unë jap. Më bjen në mendje edhe një shprehje tjetër, “Luanin nuk e preokupon opinion i deleve”, tha Meidani./K.K

 

Të fundit

A mund të lirohej Meta dhe të lihej në shtëpi? Ja pse nuk ndodh sipas Ngjelës

I ftuar në një emision televiziv , avokati Spartak Ngjela analizoi arsyet e vendimit të Gjykatës së Lartë, e...

Putin paralajmëron Evropën kundër sabotimit të riafrimit SHBA-Rusi

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar të enjten “elitat perëndimore” kundër sabotimit të një riafrimi potencial mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke thënë se Moska...

Dy eurodeputetët italianë s’lejohen të takojnë Veliajn në qeli

Dy eurodeputetë italianë kanë shkuar këtë të enjte (27 shkurt) në paraburgimin e Durrësit, për të takuar kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn...

Përplasi gruan dhe u largua nga vendi i aksidentit, arrestohet personazhi njohur i TikTok

“Klevisi i Pojanit”, i njohur për aktivitetin e tij në TikTok, është arrestuar nga policia pasi përplasi me makinë një të moshuar në fshatin...

Zgjedhjet/ Blushi në Athinë: 10 vite përjashtim nga tatimfitimi dhe taksat lokale

Gjatë vizitës në Athinë me strukturat e PL, sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi, ka prezantuar programin me 5 prioritete me 5 shtylla të fushatës...

Lajme të tjera

Web TV