“Ta bëjmë Kosovën sërish Serbi”/ Kongresmeni dhe eurodeputeti, kritika ndaj Pentagonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një qëndrim ofendues për Kosovën ka sjellë kritika të forta ndaj Departamentit Amerikan të Mbrojtjes. Kongresmeni, Ritchie Torres, dënon zëdhënësen e Pentagonit, Kingsley Wilson, për ato që kishte shkruar në rrjetin social X, ku bënte thirrje që Kosovën ta pushtonte sërish Serbia.

“Kingsley Wilson, Zëvendës Sekretarja e Shtypit për Departamentin e Mbrojtjes, po përpiqet me turp të delegjitimojë Kosovën, e cila ka qenë aleati i vetëm më i madh amerikan në Ballkanin Perëndimor. Asnjë sasi e revizionizmit historik nuk mund ta ndryshojë faktin themelor se Kosova është dhe do të jetë gjithmonë një demokraci e pavarur”, tha kongresmeni Torres.

Qëndrimi i tij dhe kritikat janë mbështetur edhe nga eurodeputeti Lukas Mandl.
“Shteti më i ri i Europës i bazuar në një popullsi të lashtë dhe një kushtetutë modern, që është shembull për bashkëjetesën paqësore të etnive dhe feve, nuk do të zhduket”, shtoi Mandl.

Kingsley Wilson, është një tjetër zyrtare e administratës amerikane të Donald Trump që ka një qëndrim për Ballkanin Perëndimor. Richard Grenell vazhdimisht ka komentuar zhvillimet në rajonin tonë, me një fokus të veçantë në marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe politikën e brendshme në Prishtinë./E.T

Të fundit

Elisa Spiropali tregon planin A dhe të vetëm të Shqipërisë

Tirana zyrtare priti këtë të premte Konferencën e Komisioneve për Integrimin Europian. Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali në fjalën e...

Nesër nis muaji shenjtë i Ramazanit/ Kreu i KMSH: Muaji i solidaritetit dhe unitetit

Besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë edhe Shqipërinë, nisin nesër, më 1 mars, muajin e shenjtë të Ramazanit, periudhën më të rëndësishme të vitit...

Juristi Romeo Kara paralajmëron aksione dhe arrestime të reja nga SPAK

Juristi Romeo Kara duke analizuar zhvillimet e fundit në vend, aksionet e SPAK, si edhe arrestimet në vend u shpreh se Prokuroria e Posaçme...

Mot i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu/ Si pritet të jenë temperaturat gjatë fundjavës

Territori shqiptar do të mbetet në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, ku vranësirat dhe reshjet e shiut kanë qenë prezente gjatë gjithë javës....

Egla Ceno ka diçka për të thënë për Gjestin pas marrjes së Zarfit të Zi!

Egla Ceno ka reaguar me një koment thumbues pas ngjarjes së fundit ku Gjesti ka kaluar muret e shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ajo ka...

Lajme të tjera

Web TV