Mark Zuckerberg tërhoqi vëmendjen gjatë ditëlindjes së bashkëshortes së tij, Priscilla Chan. Ai surprizoi gruan e tij në 40-vjetorin e saj me një performancë të këngëtarit Benson Boone, madje i veshur me kostumin ikonik blu me shkëlqim.
Chan, në festën e madhe ishte e rrethuar nga familja dhe miqtë e saj, të cilët të gjithë morën pjesë në festën luksoze.
Bashkëshorti i saj ka habitur të gjithë kur filloi të hiqte kostumin e tij të zi poshtë të cilit kishte veshjen e çuditshme. Më pas me një mikrofon në dorë CEO i META-s ka lënë me gojë hapur të gjithë të ftuarit.