Stërvitjet e NATO-s në Rumani testojnë gatishmërinë mbrojtëse të Evropës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forca më e re e reagimit të shpejtë të NATO-s po teston fuqinë e saj në Rumani, vetëm pak kilometra larg kufirit ukrainas.

Forca më e re e reagimit të shpejtë të NATO-s po teston fuqinë e saj në Rumani, vetëm pak kilometra larg kufirit ukrainas. Korrespodentja e Zërit të Amerikës, Myroslava Gongadze ndoqi nga afër stërvitjet ku mijëra trupa po vënë në provë aftësinë e Evropës për të mbrojtur veten, pa praninë e forcave amerikane.

Në rajonin Smardan në Rumani, rreth 50 kilometra larg kufirit me Moldavinë dhe Ukrainën, forcat evropiane të NATO-s po kryejnë stërvitjen më të madhe ushtarake të vitit (Steadfast Dart 2025).

Dhjetë mijë ushtarë nga nëntë vende anëtare të aleancës po marrin pjesë në stërvitje.

Në këto stërvitje ushtarët testojnë forcën dhe shpejtësinë e tyre, ndërsa tregojnë aftësinë për të reaguar në krahun lindor të NATO-s, pa praninë e ushtrisë amerikane.

Ushtria britanike po drejton stërvitjet, ndërsa ato do të zhvillohen edhe në Bullgari e Greqi.

“Këto stërvitje janë shumë të rëndësishme sepse ne praktikojmë dislokimin e shpejtë të forcave aleate. Jam krenar që po zhvillohen në Rumani. Është gjithashtu e rëndësishme për t’u kujdesur për ndërveprimin midis ushtarëve tanë dhe njësive tona”, thotë Gjeneral Gheorghita Vlad, Shef i stafit të mbrojtjes së Rumanisë

Për ushtarët në terren, stërvitja është provë e unitetit dhe aftësive të NATO-s për të reaguar pranë kufirit, ndërsa vazhdon lufta në Ukrainë. Në këtë rajon kanë rënë dronët rusë dhe mbeturinat e raketave që kishin si objektiv Ukrainën.

Mijëra trupa stërviten në skenarë betejash komplekse duke koordinuar manovrat në krahun lindor të NATO-s. Si pjesë e stërvitjes, më shumë se 700 automjete ushtarake u transportuan nga toka, ajri dhe deti për të testuar aftësinë e NATO-s duke simuluar dislokimin e shpejtë të forcave në kushtet e një sulmi real.

Lexo edhe :  Zelensky pas përplasjes me Trump/ S'i detyrohem asnjë ndjesë, dua garanci për vendin tim!

Stërvitja përkon me përvjetorin e tretë të agresionit rus në Ukrainë, ku luftimet kanë nxitur zhvillimin e shpejtësi të taktikave dhe aftësive ushtarake.

“Luftërat gjithmonë ndryshojnë dhe përshtaten. Përfshirja e dronëve është një shtesë e re e rëndësishme. NATO-ja po studion dhe stërvitet për këtë dhe po përshtatet me aftësi të reja”, thotë Admiral Stuart Munsch, komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën.

Komandanti amerikan thotë se vendet aleate sjellin gjithashtu ekspertizën e tyre.

“Ne shkëmbejmë ekspertizën në NATO dhe gjithashtu disa nga pajisjet e reja që kemi sjellë. Të gjitha vendet janë shumë aktive në zhvillimin e këtyre aftësive të reja”, thotë ai.

Aleatët evropianë thonë se stërvitjet i ndihmojnë ushtarët të mësojnë të veprojnë pa përfshirjen amerikane, megjithëse Shtetet e Bashkuara thonë se mbeten të përkushtuara ndaj aleancës së NATO-s.

“Shtetet e Bashkuara janë ndër vendet themeluese dhe udhëheqëse të NATO-s. Sekretari Hegseth tha se megjithëse mund të nevojiten disa ndryshime, ne jemi ende plotësisht të përkushtuar ndaj NATO-s”, thotë Admiral Stuart Munsch, komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën.

Ndërkohë, stërvitjet tregojnë se NATO-ja po forcon mbrojtjen e saj lindore, e gatshme për çdo sfidë./k.k

Të fundit

Primaret në PD, publikohen rezultatet për Tiranën, ja kush ishin kandidatët më të votuar

 Njoftimi i PD: KOKOE shpall rezultatin e primareve për qarkun e Tiranës. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE)...

Si ndikon djathi tek niveli i sheqerit në gjak? Ja sasia që duhet të konsumoni

Djathi është i pasur me yndyrna dhe kjo mund t’a bëjë atë të duket një ushqim të pashëndetshëm. Ka shumë variacione djathi të cilat...

Drejtimi i makinës me pallto apo xhup mund t’ju kushtojë deri në 200 euro në këtë vend

Në Spanjë, drejtimi i makinës me xhaketë ose pallto dimërore mund të sjellë një gjobë deri në 200 euro. Ky rregull është i lidhur me...

Të lësh PD-në të bëjë zgjedhje!

Nga Mero Baze Votimet e sotme në degët e Partisë Demokratike në gjithë Shqipërinë për një listë kandidatësh të mundshëm për deputetë janë një skaner...

Britania e Madhe zbulon planin me 4 pika që do t’i paraqitet Trump për paqen në Ukrainë

Kryeministri britanik, Keir Starmer, pas samitit me liderët europianë, tha se Britania e Madhe, Franca dhe vendet e tjera do të hartojnë një plan...

Lajme të tjera

Web TV