Një burrë që pretendon të jetë udhëtar në kohë ka ndezur debate në internet me parashikimet e tij alarmante për vitin 2025.
Elvis Thompson postoi një video në Instagram më 1 janar, duke përshkruar pesë data specifike në të cilat ai beson se do të ndodhin ngjarje të mëdha katastrofike.
Parashikimet e tij përfshijnë një tornado shkatërruese në Oklahoma, një luftë civile amerikane, zbulimin e një krijese kolosale të detit, mbërritjen e një alieni të quajtur Champion dhe një stuhi masive në Amerikë.
Në video, Thompson, i cili pretendon se ka udhëtuar në të ardhmen, parashikoi se më 6 prill, një tornado me përmasa me shpejtësi të erës 1,046 km/h do të shkatërrojë Oklahoman.
Ai parashikoi më tej se më 27 maj, një luftë civile do të shpërthejë në Shtetet e Bashkuara, duke rezultuar në shkëputjen e Teksasit dhe duke ndezur një konflikt global që përfshin armë bërthamore.
Thompson parashikoi gjithashtu se më 1 shtator, një alien i quajtur Champion do të transportojë 12,000 njerëz në një planet tjetër. Më pas, Thomson parashikoi se një stuhi masive do të godasë bregun lindor të Amerikës më 19 shtator. Ai pohoi se më 3 nëntor, një krijesë deti kolosale, gjashtë herë më e madhe se një balenë blu do të zbulohet në Oqeanin Paqësor./ S,M