Oferta e Putinit për Trumpin: Çfarë mendojnë ukrainasit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Rusia i ofron SHBA-së shfrytëzimin e minerale të rralla edhe në zonat e pushtuara nga Rusia në Ukrainë. Çfarë dëshiron të arrijë Kremlini me këtë dhe si po reagojnë ukrainasit?

 

Lilia Rzheutska & Anastasia Shepeleva/ DW

 

Pushtetmbajtësi rus, Vladimir Putin i propozoi Presidentit amerikan Donald Trump që të shfrytëzojnë së bashku rezervat e mineraleve dhe tokave të rralla si në Rusi ashtu edhe në territoret e okupuara nga Rusia tëUkrainës. “Ne jemi të gatshëm të punojmë atje me partnerët tanë, përfshirë partnerët amerikanë”, tha Putin në një intervistë me televizionin shtetëror rus më 24 shkurt. Ai shtoi se Rusia ka “disa nga rezervat më të mëdha në botë” në veri të vendit, si dhe në Kaukaz, Siberi, Lindjen e Largët dhe në “territoret e reja”, siç e quan Putin territorin e pushtuar të Ukrainës.

Deklarata të tilla nga Moska dëgjohen me shqetësim në Ukrainë. “Territoret e pushtuara përmbajnë lëndë të para të rëndësishme me vlerë rreth 350 miliardë dollarë. Është e qartë për ne se ato mund të përdoren nga Rusia në industrinë e aviacionit, mbrojtjes dhe atë mjekësore dhe në fund do të përdoren për luftën kundër nesh,” tha Ministrja e Ekonomisë së Ukrainës, Julia Svyrydenko në një konferencë shtypi të fundit në Kiev. Sipas saj, Ukraina ka rezerva të titanit, litiumit, uraniumit dhe mineraleve të rralla.

Trump dhe Putin shtrëngojnë duart në takimin bilateral, Osaka Japoni, 28 qershor 2019Trump dhe Putin shtrëngojnë duart në takimin bilateral, Osaka Japoni, 28 qershor 2019

 

“Putini i ngre kurth Trumpit”

Dmytro Levus, drejtor i Qendrës Ukrainase për Kërkime Sociale, është i bindur se propozimi i Putinit tregon se sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë po funksionojnë, edhe nëse Kremlini nuk e pranon drejtpërdrejt këtë. “Rusia tani është në kërkim të mbështetjes ekonomike, kontakteve ekonomike dhe bashkëpunimit me SHBA. Mineralet e rralla si dhe nxjerrja e lëndëve të tjera të para dhe prodhimi i produkteve si alumini janë pothuajse të vetmet fusha, në të cilat Rusia mund të bashkëpunojë realisht në një formë”, shpjegon Lewus në një intervistë për DW.

Por në të njëjtën kohë, eksperti paralajmëron se Putini po ngre kurthe ku mund të bjerë presidenti amerikan Donald Trump. Propozimi i Putinit për bashkëpunimin ruso-amerikan në nxjerrjen e lëndëve të para në territoret e okupuara të Ukrainës duhet parë nga ky këndvështrim. “Sipas planit të Putinit, kjo ka për qëllim vetëm të promovojë legalizimin dhe njohjen e pushtimit rus”, thekson ai. Nëse kompanitë amerikane vijnë vërtet në territoret e pushtuara, tha Lewus, atëherë ato jo vetëm që do të dëshironin të mbronin këtë hap të paligjshëm, por edhe partnerët e tyre rusë që do t’i mbështesnin.

Oleksandr Mereshko, një deputet nga grupi parlamentar i partisë në qeveri “Shërbëtor i Popullit” shpreson që SHBA të mos e miratojnë kurrë blerjen e lëndëve të parë nga territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia. “Kjo do të ishte një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar”, thekson Mershko. Ai nuk sheh asnjë rrezik për Ukrainën. “SHBA-ja e njeh qartë integritetin territorial të Ukrainës. Nëse blejnë lëndë të parë të vjedhur nga territoret e pushtuara kjo do të ishte shkelje e sovranitetit të Ukrainës dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare. SHBA nuk do ta bëjë këtë në asnjë rrethanë”, theksoi Mereschko për DW.

Megjithatë, deklaratat e fundit nga Shtëpia e Bardhë se Ukraina ndoshta do të duhet të heqë dorë nga territore pas negociatave të paqes, tregojnë se SHBA nën Trumpin nuk e njeh më plotësisht integritetin territorial të Ukrainës.

 

Putin “paska qenë thjesht ziliqar”

Oferta e Putinit për SHBA-në, e cila ka ngjallur zemërim në Ukrainë, ka ndezur gjithashtu diskutime edhe në mediat sociale. Oleksiy Kopytko, ish-këshilltar i ministrit ukrainas të Mbrojtjes, shkruan me ironi në Facebook se Putini më në fund ka pranuar qëllimet e “Operacionit Special Ushtarak”, siç quhet lufta kundër Ukrainës në Rusi. Realisht ai është i interesuar të shesë dy milionë tonë alumin në SHBA. Kopytko e përshkruan këtë si “marketing agresiv nga Kremlini në formën e një lufte gjithëpërfshirëse”.

Lexo edhe :  Macron telefonon presidentët Trump dhe Zelensky pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë

Zelensky Donald Trump hed JD Vance në Zyrën Ovale. Trump dhe JD Vance gjestikulojnë të pakënaqur me duar, Zelensky sheh me krahët e kryqëzuarZelensky Donald Trump hed JD Vance në Zyrën Ovale. Trump dhe JD Vance gjestikulojnë të pakënaqur me duar, Zelensky sheh me krahët e kryqëzuar

“Për vite me radhë nga Moska thuhej se Amerika e pabesë donte vetëm të rrëmbente lëndët e para”, tha Kopytko. Me luftën e tij, Putin i dërgoi në vdekje qindra mijëra rusë dhe bëri rreth gjysmë milioni invalidë. Për çfarë? Thjesht për t’i dhënë SHBA-së atë që ai nuk i ka dhënë ende Kinës në mënyrë që të jetojë i lumtur deri në fund të ditëve të tij?”

Serhij Taran, përdorues i rrjetit X shkruan se “Putini ka vullnetin të shesë metale dhe minerale për dollarët amerikanë në SHBA. Me sa duket kur Putini para vitesh i paralajmëronte vendet e jugut global nga “imperialistët” amerikanë, që duan vetëm blejnë lirë burimet e tyre, paska qenë thjesht ziliqar ndaj tyre.”

———–

 

Starmer dëshiron të punojë me Francën për një plan paqeje

 

Britania e Madhe dëshiron të punojë me Francën për një plan paqeje për Ukrainën. Kryeministri britanik Keir Starmer ka përsëritur thirrjen për garanci sigurie nga SHBA për një forcë paqeruajtëse evropiane.

 

Kryeministri britanik Starmer i tha BBC-së pak para fillimit të një samiti për Ukrainën në Londër se edhe vende të tjera mund të përfshihen në planin për t’i dhënë fund luftimeve. Më pas plani do të diskutohej me SHBA.

 

Starmer: Për forcën paqeruajtëse evropiane nevojitet mbrojtja e SHBA

Kryeministri britanik Keir Starmer ka përsëritur thirrjen për garanci nga SHBA, në mënyrë që evropianët të pengojnë Rusinë ta ripushtojë Ukrainën pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje. Nga SHBA do të pritej të ofrojnë garanci sigurie për Ukrainën, pasi aftësitë e evropianëve nuk janë të mjaftueshme. Sipas Starmerit, nevojitet një lloj sigurie amerikane që të funksionojë një marrëveshje paqeje. Vetëm në këtë mënyrë mund të ofrojë garanci sigurie një forcë paqeruajtëse evropiane  për Ukrainën. “Unë nuk mendoj se ka ndonjë garanci pa këtë,” i tha Starmer BBC. Kryeministri britanik theksoi se beson që edhe presidenti amerikan Trump dëshiron paqe të qëndrueshme.

 

Të kapërcehet hendeku dhe të kthehemi në temën kryesore

Starmeri theksoi se ai dëshironte të formonte një “koalicion të të vullnetshmëve” për të skicuar garanci konkrete evropiane të sigurisë për Ukrainën. Ai tha se nuk donte të kritikonte askënd, por kjo ishte më e mirë se të pritej secili nga vendet e Evropës.

Në lidhje me skandalin e Shtëpisë së Bardhë midis Zelenskit dhe Trump, Starmer tha: “Këtë askush nuk dëshiron ta shohë”. Për këtë arsye ai kishte marrë në dorë telefonin dhe kishte folur me të përfshirët. “Motivimi im ishte, si të thuash, që të kapërcehet hendekun dhe kthimi në temën kryesore”, tha ai.

Udhëheqësit e BE dhe NATO-s takohen në Londër këtë pasdite për të diskutuar për Ukrainën. Ndër të tjera marrin pjesë kancelari gjerman Olaf Scholz, Presidenti francez Emmanuel Macron, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Marc Rutte dhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski./k.k

Të fundit

I kemi parë në filmat e Disney/ Makinat fluturuese tashmë janë një realitet!

E keni parë në veprim në sagën Back to the Future dhe Blade Runner , por edhe në Total Recall , Harry Potter dhe madje edhe në...

SHBA tërheq trupat?! Makthi i Evropës mund të bëhet realitet

Politikanët evropianë besojnë se SHBA mund të tërheqë rreth 20,000 trupa amerikane nga rajoni, numri që ish-presidenti Joseph Biden përforcoi forcat evropiane në fillim...

Japonia në flakë/ Evakuohen banorët, mbi 5.200 hektarë pyje të djegur

Në Japoninë veriore, zjarri më i madh pyjor i tri dekadave ka shkaktuar evakuimin e mijëra personave. Rreth 2,000 njerëz janë larguar nga zona për...

A do të rikthehet në Big Brother Vip? Eduart Grishaj tregon nëse i mungon programi

I ftuar në podcastin e Alketa Vejsiut, Eudart Grishaj foli më shumë për karrierën e tij si regjisor si filmash ashtu dhe emisionesh të...

‘Amerika nuk do ta durojë për një kohë të gjatë’/Zelensky i kundërpërgjigjet Trump

Volodymyr Zelensky ka theksuar rëndësinë e arritjes së një paqeje të vërtetë dhe të shpejtë, pas kritikave të Donald Trump ndaj tij. Në një postim...

Lajme të tjera

Web TV