Last Updated on 03/03/2025 by adminfjala
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka dërguar për gjykim Sokol Mjacajn dhe 12 zyrtarë të asaj kohe të burgut të Peqinit, lidhur me krimin që ndodhi në këtë institucion në 15 Dhjetor 2023.
Gjatë incidentit atë mesditë i dënuari, Arben Lleshi, humbi jetën, ndërsa një tjetër, Indrit Shaqja, mbeti i plagosur. Atëherë u arrestuan, autori i dyshuar i krimit Sokol Mjacaj si edhe drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha, i emëruar në këtë detyrë në Nëntor të vitit 2023 si edhe Qani Muça, shefi i regjimit të godinës “41 biss”, Nikolin Gjonpalaj, ish-shefi i policisë së burgut të Peqinit, Vilson Shima, shef i regjimit të godinës B, Arben Dulellari, Specialist informacioni, salla operative IEVP Peqin, Fatos Pire, polic shërbimi, përgjegjës sektori kati i parë, godina B, Ilir Balla, punonjës shërbimi godina B, Florenc Mile, polic shërbimi tek godina B, Genci Muça, shërbim në kollonë, godina B, Indrit Dubali, punonjës roli bazë, godina B , Klement Haka, punonjës i rolit bazë, godina B dhe Erjon Çela, polic shërbimi, godina B në IEDP, Peqin.