Dëbora artificiale “shpëton” sezonin e skive në Alpet austriake

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me temperaturat mbi mesataren sezonale dhe mungesën e reshjeve të borës, shpatet në Kitzbuhel të Alpeve austriake po mirëpresin vizitorët me borë artificiale.

Në Kitzbuhel të Alpeve austriake, një ndër vendpushimet më të mira të skive në Austri, viteve të fundit shtresa e borës është ulur për shkak të ngrohjes globale.

Kitzbuhel, i dominuar nga tre vargmale madhështore malore zakonisht të mbështjellë me një mbulesë dëbore, krenohet me terrenin e rrjedhshëm, që gërshetohet pa probleme midis pyjeve të mbushura me borë, peizazheve të ndritura nga dielli dhe fshatrave tradicionale malore.

Me shpatet e rregulluara në mënyrë perfekte dhe pista me një gjatësi prej 233 kilometrash, që argëtojnë skiatorët fillestarë dhe profesionistë, ky vendpushim dimëror ka një famë botërore edhe me garën ndërkombëtare “Hahnenkamm Streif”.

Pavarësisht fillimit të zhvilluar të sezonit të skive, pasojat e ndryshimeve klimatike shihen qartë në Alpet austriake. Rritja e temperaturave shkakton që akullnajat të shkrihen dhe kjo sjell më pak borë, duke e bërë turizmin e skive gjithnjë e më të paparashikueshëm.

Në kushte normale të reshjeve të borës, zakonisht sezoni i dimrit në Kitzbuhel fillon në fund të nëntorit ndërsa sporti i skive sigurohet deri në muajin prill./e.t

Të fundit

Nuredin Dumani zbulon planin e vrasjes së Fatmira Dedës, nënës së bosit të drogës

Zbardhen të tjera detaje nga dëshmia e Nuredin Dumanit në seancën gjyqësore në Gjykatën e Posaçme që po mbahet...

Non grata/ Politikani afrikan, me “vulë” si Berisha, humb gjyqin në New York

Të korruptuarit nuk kanë vend në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht tentativave të tyre të shumta. Një gjykatës i shtetit të New York...

VIDEOLAJM/ Taksia “zapton” korsinë e biçikletave në Tiranë, e pëson keq drejtuesi

Një taksist në Tiranë është ndëshkuar me një gjobë prej 14 000 lekësh pasi u kap duke lëvizur në një korsi të dedikuar për...

Fillon shpërndarja e bonusit të pranverës/ Afati i fundit për pensionistët

Këtë të hënë nisi shpërndarja e bonusit të pranverës për më shumë se 730 mijë pensionistë që jetojnë brenda apo edhe jashtë Shqipërisë. Ministri...

Skandal në burgun e të miturve/ Rojet organizonin “Luftëra Gladiatorësh” mes fëmijëve

Një skandal i rëndë ka tronditur sistemin e drejtësisë për të mitur në Kaliforni, pasi dhjetëra oficerë të sigurisë në qendrën e paraburgimit të...

Lajme të tjera

Web TV