VIDEO/ “Shpëtoni veten, hidhuni në det!” Anija me 92 persona pushtohet nga flakët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një video dramatike shfaq momentin e tmerrshëm që kaluan 92 persona në bordin e një anijeje turistike, e cila u përfshi nga flakët.

Zjarri në “Katamaran Tayrona” u shkaktua nga një shkëndijë elektrike në njërin nga motorët dhe u përhap shpejt në të gjithë anijen, ndërsa ajo po udhëtonte pranë Santa Martës në Kolumbi. 89 turistë dhe 3 anëtarë të ekuipazhit u detyruan të evakuohen dhe u filmojnë duke u hedhur nga anija, ndërsa ajo ishte e përfshirë nga flakët, shkruan A2 CNN.

Tymi i zi mund të shihej në qiell në një video të kapur nga një anije tjetër, ndërsa pasagjerët notonin në panik për të shpëtuar nga anija e djegur. Një nga pasagjerët, Carlos Gutierrez, tha: “Na thanë të qëndronim të qetë, por kur pamë tymin dhe zjarrin, paniku përfshiu të gjithë dhe kishim vetëm një synim, të shpëtonim veten të hidheshim në det”. Ai tha se disa persona ishin lënduar kur u hodhën në ujë ose u munduan të notonin deri në anijet shpëtimi.

Fatmirësisht, nuk u raportuan lëndime të rënda, ndërsa një hetim është hapur për të zbuluar shkakun e zjarrit. /E.T

Të fundit

Protestë për Tik Tok, ditën e Gërdecit/ Kara: Berisha kërkon të vijë me dhunë në pushtet

Avokati Romeo Kara e cilëson të dënueshme thirrjen e Sali Berishës për të rinjtë gjimnazistë, që të dalin në...

Nga gjyshi dixhital tek TikTok star, Berisha sfidon Ramën, kush e fiton luftën e like-ve

Tek TikTok Sali Berisha mendon se ka gjetur një tjetër kalë beteje për fushatën e 11 majit, dhuruar falas nga Edi Rama. Pasi Rama...

FOTO/ Ju kujtohet Gabriela e ‘Përputhen’? Bëhet nënë për herë të parë

Ish-konkurrentja e Përputhen, Gabriela Arapi, është bërë nënë për herë të parë. Ajo e ka ndarë lajmin me ndjekësit dje, duke postuar edhe foton e...

Ja çfarë shkruan faqja e njohur zvicerane ”Blick”: Shqipëria në kulm turistik

Barometri Botëror i Turizmit tregon se vendet klasike të pushimeve verore si Spanja, Greqia dhe Turqia tërheqin turistë më së shumti, por kur bëhet...

Sektorët më problematikë që vënë në rrezik punëtorët

Në vitin 2024 u regjistruan 177 aksidente të punë të raportuara nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Të paktën 33 persona kanë humbur...

Lajme të tjera

Web TV