Mësuesia mision/ Arsimtari nga Erseka përshkon 2 orë në këmbë për të mësuar dy nxënës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një orë e 40 minuta, kaq është koha që i duhet të përshkojë rrugën më këmbë nga shtëpia e tij drejt shkollës ku jep mësim, mësuesi Bejçe Ilias nga Erseka.

Prej 20 vitesh, Bejçe Ilias ka dhënë mësim në fshatra të ndryshme të Bashkisë Ersekë, duke kontribuar për edukimin e shumë brezave. Në fshatin Shtikë mësuesi jep lëndën e gjuhës italiane për vetëm dy nxënës, ndërsa e cilëson mësuesinë si misionin e tij të jetës.

Rruga që lidh fshatin Shtikë me pjesën tjetër të bashkisë është e vështirë, ndikuar edhe nga terreni malor. Ndonëse Erseka është ndër zonat më të ftohta në vend dhe ku dimri bën i ashpër, mesuesi rrëfen se nuk ka munguar asnjëherë për këto arsye, madje i është dashur të niset më herët për në shkollë, për të ngrohur klasat për nxënësit e tij.

Bejçe Ilias thotë se nuk i ka braktisur kurrë shkollat në zonat rurale, ndonëse ka pasur mundësi të shumta për t’u transferuar në shkollat pranë qendrës.

Kjo është historia e mësuesit nga Erseka, që pasionin për profesionin e arsimtarit e ka shndërruar në mision, ku falë punës dhe angazhimit të tij edhe ata pak nxënës që kanë mbetur në zonat e braktisura rurale të njohin dritën e diturisë./e.t

Të fundit

Krerët e shtetit, dueli fatal mes Aaron Burr dhe Alexander Hamilton

11 korrik 1804 Më 11 korrik 1804, ndodhi një nga episodet më dramatike dhe të përfolura të historisë politike amerikane:...

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv ku foli për vuajtjen e...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

Lajme të tjera

Web TV