Ky vend ndalon ekspozimin dhe shitjen e cigareve në supermarkete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ligj i ri i miratuar në Belgjikë ndalon ekspozimin e cigareve dhe produkteve të duhanit në dyqane, ndërsa supermarketeve me sipërfaqe mbi 400 metra katrorë u ndalohet t’i shesin ato fare.

Kjo masë, e cila hyri në fuqi të martën, synon të kufizojë blerjet impulsive dhe të reduktojë varësinë nga duhani.

Ministri belg i Shëndetësisë, Frank Vandenbroucke, deklaroi se objektivi kryesor është krijimi i një gjenerate pa duhan deri në vitin 2040.

Ai sqaroi se cigaret dhe vapat nuk janë të ndaluara për shitje, por nuk mund të jenë të dukshme në dyqane – konsumatorët duhet t’i kërkojnë ato posaçërisht nga shitësit.

Shitësit me pakicë po përballen me vështirësi në zbatimin e rregullave të reja, pasi nuk janë dhënë udhëzime apo pajisje për fshehjen e produkteve të duhanit.

Ndërkohë, qytetarët janë të ndarë mbi efektivitetin e masës: disa besojnë se do të ndihmojë në parandalimin e duhanpirjes te të rinjtë, ndërsa të tjerë mendojnë se varësia nuk ndalet vetëm duke fshehur cigaret nga sytë e konsumatorëve.

Ndërkohë, Belgjika ka nisur që më 1 janar ndalimin e cigareve elektronike të njëpërdorshme, ndërsa ligjvënësit po shqyrtojnë fazën e ardhshme të planit – ndalimin e pirjes së duhanit në tarracat publike./   S,M

Të fundit

Problematikat me shpërndarjen e fletëve të votimit në Greqi/ Punohet me orare të zgjatura

Ambasada shqiptare në Greqi ka njoftuar se pikat e kompanisë postare DHL në Athinë dhe Pire do të funksionojnë me orar...

“E futën me forcë në makinë”/ Zbulohen detaje nga pengmarrja në Tiranë

Janë zbuluar detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku një 68-vjeçar u mor peng. Sipas policisë,...

“Të kemi marrë burrin peng! Duam 2 milionë lekë”/Policia vë në pranga 5 persona në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Tiranë. Pesë persona kanë marrë peng një 68-vjeçar dhe kanë telefonuar bashkëshorten e...

Triumfi i PSG ndaj Arsenalit, Luis Enrique: “Mund të kishim shënuar më shumë”

Luis Enrique i gëzohet një fitoreje të çmuar në “Emirates”, e cila e bën më të lehtë detyrën e skuadrës së tij pas një...

Begaj uron kryeministrin kanadez/ Të punojmë për të forcuar marrëdhëniet midis vendeve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli sot urimet për Kryeministrin e ri të Kanadasë, Mark Carney, për fitoren në zgjedhje. Përmes një postimi në platformën X,...

Lajme të tjera

Web TV