Skandali me mishin e pulës me Salmonelë, AKU aksion në disa supermarkete në Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Vlorë, ka nisur prej disa ditësh një aksion të befasishëm në dhjetëra biznese të qytetit.

Ky aksion është përqendruar te subjektet private të evidentuara me risk, ku mund të ketë tregtim të mishit të pulës të kontaminuar me salmonelë.

Inspektorët e sigurisë ushqimore po vijojnë kontrollet edhe këtë të enjte. Sipas informacioneve, kontrollet janë shtrirë edhe në subjektet private në fshatra dhe brenda lagjeve, për shkak të rrezikut të shpërndarjes së këtij produkti.

aku vlore (1)

Pjesë e kontrolleve do të jenë gjithashtu restorantet dhe fast-food-et e qytetit. Disa prej këtyre subjekteve janë kontrolluar më parë, ndërsa tani po inspektohen të tjera.

Në hyrje të subjekteve private janë vendosur tabela informuese për klientët, të cilat evidentojnë produktet që përmbajnë salmonelë.

aku vlore (2)

Njëkohësisht, përmes tabelave u bëhet thirrje qytetarëve që, nëse kanë blerë këtë produkt, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë në subjektin ku e kanë blerë.

Gjithashtu, nëse e kanë konsumuar, mund të raportojnë rastin. Për këtë qëllim, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, rajoni Vlorë, ka vënë në dispozicion numra kontakti për qytetarët./k.k

aku vlore (1)

aku vlore vlore

Të fundit

Dielli kalon minimumin e ciklit të tij 80-100 vjeçar

Dielli sapo ka kaluar minimumin e një prej cikleve të tij më të mëdha, të quajtur cikli Gleissberg, i...

Mundësia e një lufte të madhe tregtare/ Frikë se bota gjendet para një kolapsi ekonomik

Ndërsa tregjet e aksioneve vazhdojnë të bien, investitorët kanë frikë se bota gjendet para një kolapsi ekonomik. Ç’ndikim do të kenë tarifat doganore të...

Ndihmoi të birin të “hiqnin qafe” të dashurën shqiptare, flet nëna e filipinasit

Nëna e Mark Samson, 23 vjeçarit që i mori jetën studentes shqiptare Ilaria Sula, ka pranuar më në fund përfshirjen e saj. “Dëgjova disa zhurma...

A do ta pranojë ftesën e Berishës për debat publik? Ja si përgjigjet kryeministri Rama!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në rubrikën Sy m’Sy, ku është pyetur se kur do të bëjë debat publik...

Merren masa për prindërit që kthejnë të miturit e tyre në ‘influencerë’

Prindërit në Kaliforni që fitojnë nga postimet në rrjetet sociale me fëmijët e tyre të mitur do të jenë të detyruar të ruajnë një...

Lajme të tjera

Web TV