“Bëmë s*ks, në mëngjes e vrava!”- Vdekja e Ilaria Sulës, 22-vjeçarja ka tentuar të …

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të tjera detaje janë mësuar rreth dëshmisë  së Nors Manlapaz, nënës së Mark Samson, të riut që akuzohet për vrasjen e ish-të dashurës së tij, Ilaria Sula, brenda banesës me tre goditje thike në qafë, më 26 mars.

Në mbrëmje po flija. Vetëm në mëngjesin e 26 marsit kuptova se ishte dikush tjetër në shtëpi, kur pashë dy filxhanë kafeje. I dëgjova duke debatuar, pastaj s’u dëgjua më asgjë. Hapa derën dhe pashë vajzën të vdekur. Kam humbur ndjenjat”, ka thënë nëna e Mark, e cila është marrë nën hetim si e dyshuar se ka ndihmuar të birin të fsheh krimin dhe trupin e pajetë të 22-vjeçares shqiptare.

Mediat italiane shkruajnë se nëse konfirmohet se njollat e gjakut që policia ka konstatuar në muret e banesës së të riut, të cilat dyshohet se kanë mbetur gjatë tentativës së Ilarias për tu larguar nga shtëpia e ish partnerit dhe nëse nëna e Mark nuk e ka gjetur 22-vjeçaren të vdekur por të plagosur dhe nuk e ka ndihmuar duke lajmëruar policinë apo ambulancë, akuza ndaj saj mund të përshkallëzohet nga “fshehje e kufomës” në “bashkëpunim në vrasje”.

Njollat e gjakut gjithashtu mund të jenë shkaktuar gjatë përpjekjes për të fshehur trupin e Ilarias, i cili u fut në një valixhe të marrë nga dhoma e prindërve të Mark dhe u hodh në një greminë.

Hetimet janë të fokusuara edhe në përcaktimin e saktë të kohës së vdekjes së vajzës. Mark ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se ka pasur marrëdhënie seksuale me të në orët e natës, gjë që do të verifikohet përmes autopsisë, dhe se e ka vrarë mëngjesin pasues, pasi i kishte çuar mëngjesin në dhomë.

Lexo edhe :  Atentat me armë zjarri, ekzekutohet një i ri në Durrës

Megjithatë, rrobat që kishte veshur viktima, pantallona të zeza dhe një bluzë e bardhë, jo pizhame, hedhin dyshime mbi versionin e tij.

Nën hetim është marrë edhe babai dhe xhaxhai i autorit. Mark ka deklaruar se babai i tij ndodhej në punë pranë Vatikanit në momentin e ngjarjes, por kjo po verifikohet nga autoritetet. Nën shqyrtim është edhe roli i xhaxhait, që banon në të njëjtën ndërtesë dhe pretendon se ndodhej në punë në kohën e vrasjes./k.k

Të fundit

Nëna porosit vrasjen e së bijës, paguan një person 1106 euro

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Rusi, ku një nënë 46-vjeçare dyshohet se planifikoi vrasjen e...

Braktisi automjetin me dy klandestinë në Memaliaj, në kërkim 30-vjeçari

Policia ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar pasi akuzohet se është i përfshirë në trafik klandestinësh nga vendet e treta drej BE-së. I riu me...

Trump: Bashkimi Europian u krijua për të përfituar nga Amerika

Pas lajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump se po rekomandon një tarifë prej 50% kundrejt Bashkimit Evropian, ai ka ngritur edhe pretendime të tjera,...

Një shqiptar merr “Djallin”, nis epoka e Igli Tares te Milani

Igli Tare është emëruar zyrtarisht si Drejtori Sportiv i ri i Milanit, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare që e lidh me klubin deri në...

“Më bënë magji të zezë”, 51-vjeçarja shqiptare përndjek për 10 vite fqinjët

“Ajo ishte e bindur se ne ishim të këqij, se ne ishim djalli dhe se ne e shikonim me sy të keq. Ajo nuk...

Lajme të tjera

Web TV