Shqiptarët “çmenden” pas Jozit, këngëtari merr vendimin e papritur pasi doli nga qelia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Padyshim që kryefjala e mediave këtë të diel ka qenë incidenti i ndodhur gjatë spektaklit të Big Brother Vip Albania, ku Jozefin Marku qëlloi me pëllëmbë banorin tjetër të shtëpisë, Gjestin.

Pas kësaj ngjarje, Jozi u shoqërua në Komisariat ku pasi dha dëshminë e tij u procedua në gjendje të lirë. Të shumta kanë qenë reagimet lidhur me këtë situatë.

Disa prej ndjekësve e kanë “përqafuar” veprimin e dhunshëm të këngëtarit, e disa të tjerë e kanë dënuar.

Ata kanë shfrytëzua rrjetet sociale të Jozit për të “shfryrë” inatin, por edhe për të treguar mbështetjen.

Kjo e fundit është vënë re në numrin e ndjekësve të ish-banorit të Big Brother Vip. Mbrëmjen e djeshme ai kishte 56.7 mijë ndjekës, ndërkohë që mbrëmjen e kësaj të diele numëron plot 67.5 mijë ndjekës.

Ndërsa, për ata që e kanë dënuar veprimin e këngëtarit, ka qenë vetë ai i cili ka marrë “masa”. Jozi ka vendosur që të mbyllë të gjitha komentet në postimet e tij, duke mos i dhënë kështu mundësinë ndjekësve që ta kritikojnë./   S,M

Të fundit

‘Treni bullgar’, një trill propagandistik, jo një skemë reale

Altin Ketro Sapo përfunduan zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha dhe disa zëra të tjerë opozitarë nuk vonuan të artikulonin një justifikim...

Amerikani që la “tokën e ëndrrave” për Gështenjasin

Zgjedhjet e njerëzve mbi vendet ku dëshirojnë të jetojnë janë sa të çuditshme, aq edhe reale. Dhe një nga këto raste është ai i...

Shuarja e Piro Milkanit, regjisori i njohur përcillet sot për në banesën e fundit

Sot përcillet për në banesën e fundit regjisori i njohur shqiptar, Piro Milkani, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës. Familja e tij bëri...

Mall për sallën apo për debat? Spiropali thërret deputetët e vjetër për 5 minuta seancë

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të duhet të presin edhe disa muaj përpara se parlamentarët e vjetër t’i lirojnë sallën. Kushtetuta...

Avokati: Berisha nuk ka prova që i vodhën votat, e ka të sigurt burgun

Avokati Idajet Beqiri thotë se kreu i PD, Sali Berisha nuk ka prova për manipulim të zgjedhjeve të 11 majit. Në një intervistë për “Ora...

Lajme të tjera

Web TV