“Vasalë të amerikanëve”/ JD Vance sulmon sërish Evropën, ja tre vendet që ka përjashtuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Evropa është “aleati ynë”, por nuk mund të jetë një “vasal i përhershëm” i Shteteve të Bashkuara për sa i përket sigurisë dhe tregtisë, tha zëvendëspresidenti i SHBA JD Vance në një intervistë me uebsajtin britanik UnHerd. “Ne e konsiderojmë Evropën aleatin tonë. Ne thjesht duam një aleancë në të cilën evropianët janë pak më të pavarur dhe kjo do të reflektohet në sigurinë dhe marrëdhëniet tona tregtare,” tha Vance, i cili ka sulmuar vazhdimisht liderët evropianë. “Nuk është mirë për Evropën dhe nuk është në interesin e Amerikës që Evropa të jetë vasal i përhershëm i Shteteve të Bashkuara përsa i përket sigurisë”, theksoi ai. Që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump u ka bërë thirrje evropianëve që të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen e tyre dhe ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian, duke e akuzuar atë për ndjekjen e politikave të padrejta tregtare ndaj Shteteve të Bashkuara.

Vance gjithashtu ka kritikuar vazhdimisht liderët evropianë, duke thënë në një fjalim në Mynih në shkurt se ata nuk po e luftojnë mjaftueshëm emigracionin dhe se liria e fjalës është nën kërcënim në Evropë. “Realiteti është – është brutale të thuhet, por është e vërtetë – që e gjithë infrastruktura evropiane e sigurisë është subvencionuar nga Shtetet e Bashkuara që kur kam lindur”, denoncoi JD Vance Evropën në një intervistë me një faqe interneti britanike të lajmeve. Ai shtoi se “me përjashtim të Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Polonisë, shumica e vendeve evropiane nuk kanë ushtri të afta për të garantuar një mbrojtje të arsyeshme”. Në fillim të marsit, ai tronditi evropianët duke thënë se për Ukrainën, përfundimi i një marrëveshjeje ekonomike me SHBA-në do të ishte “një garanci më e mirë e sigurisë se 20,000 ushtarë”./e.t

Të fundit

Trafikimi i votave brenda PD, Aulon Kalaja: Vota ime u manipulua

Komisioni i Ankesave hapi sot 42 kuti të qarkut Dibër, rinumërimi i të cilave konfirmoi se kandidatët e PD-së...

Gjendet një person i pajetë në Klos, dyshimet e para

Mësohet se personi i gjetur është mashkull rreth 65 vjeç. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar nga ana e autoriteteve, pir dyshohet se 65...

Shqiptari bëhet hero në Greqi, shpëton dy fëmijë që po mbyteshin në lumë

Një emigrant shqiptar në Greqi është bërë hero, pasi ka shpëtuar nga mbytja dy adoleshentë, që kishin hyrë për tu larë në lumin Arachthos. Dy...

Zjarr në një pallat në Durrës

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e së mërkurës një pallat në lagjen 15 të Durrësit, e njohur si zona e Spitallës, pranë parkut të...

Lista Serbe, në “numërim mbrapsht” drejt zgjedhjeve lokale në veri

“Një litar shpëtimi”... apo “kemi humbur besimin te politikanët”. Të tilla janë pritjet e disa qytetarëve serbë në veri të Kosovës nga zgjedhjet e...

Lajme të tjera

Web TV