A po krijon OpenAI një rrjet të ri social?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

OpenAI thuhet se po zhvillon një rrjet social të vetin, të ngjashëm me X-in (ish-Twitter), sipas burimeve të afërta me situatën. Edhe pse projekti është ende në fazat e hershme, portali The Verge raporton se ekziston një prototip i brendshëm që përfshin një ‘feed social’ të fokusuar në gjenerimin e imazheve përmes ChatGPT-së.

Burimet tregojnë se drejtori i OpenAI, Sam Altman, po kërkon në mënyrë joformale mendime rreth këtij projekti nga njerëz jashtë kompanisë. Ende nuk është e qartë nëse rrjeti social do të prezantohet si aplikacion i veçantë apo do të integrohet në ChatGPT, i cili muajin e kaluar u bë aplikacioni më i shkarkuar në botë.

Krijimi i një rrjeti social brenda ose në lidhje me ChatGPT-në mund të përshkallëzojë më tej konkurrencën tashmë të tensionuar mes Altmanit dhe Elon Muskut.

Në shkurt, pasi Musk bëri një ofertë joformale për të blerë OpenAI për 97.4 miliardë dollarë, Altman u përgjigj “Jo, faleminderit, por ne do ta blejmë Twitter-in për 9.74 miliardë nëse ai do e shesë”.

Hyrja në tregun e rrjeteve sociale do ta fuste gjithashtu OpenAI-n në një përplasje më të drejtpërdrejtë me kompaninë Meta, e cila sipas raportimeve po planifikon të shtojë një feed social në aplikacionin e saj të ri të pavarur me inteligjencë artificiale.

Kur disa muaj më parë qarkulluan informacione se Meta po zhvillonte një aplikacion konkurrues të ChatGPT-së, Altman reagoi në X “Ok, ndoshta do ta bëjmë edhe ne një rrjet social.”

Një aplikacion i tillë do t’i mundësonte gjithashtu OpenAI-së të ketë qasje në të dhëna unike dhe të freskëta në kohë reale – të dhëna që X dhe Meta tashmë i përdorin për të trajnuar modelet e tyre të inteligjencës artificiale.

Lexo edhe :  Po i vjen fundi mashtrimit me kilometrazh

Modeli Grok i Elon Muskut shfaq përmbajtje nga X në rezultatet e tij (Musk së fundmi ka bashkuar X dhe xAI në një kompani të vetme), ndërsa Meta po e trajnon modelin e saj LLaMA me një bazë të madhe të dhënash nga përdoruesit që zotëron vetë./E.T

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV