Policia e Tiranës ka arritur që të parandalojë një ngjarje kriminale. Sipas njoftimit të bluve mësohet se një 48-vjeçar i cili ishte me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ka kërcënuar se do i vriste me hanxhar bashkëshorten dhe djalin e tij.
Në Komisariatin e Policisë nr.6 mbërriti një telefonatë ku dhe u njoftuan se në një banesë në rrugën “Haki Stërmilli”, një shtetas po kërcënonte familjarët e tij.
Menjëherë pas këtij denoncimi blutë u nisën me urgjencë drejt vendit të ngjarjes ku dhe falë ndërhyrjes së tyre të shpejtë arritën që të parandalojnë një tragjedi.
Lidhur me këtë ngjarje u vu në pranga shtetasi Elvis Bana, 48-vjeç. Nga verifikimet e mëtejshme në lidhje me rastin, rezultoi se 48-vjeçari ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”. m.p.