Fitimet e Tesla bien me 71 për qind

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fitimet e Tesla ranë me 71 për qind gjatë tre muajve të parë të këtij viti, sipas një njoftimi mbi të ardhurat të publikuar nga kompania. Performanca e kompanisë ishte nën pritshmëritë e analistëve.

Të ardhurat totale ranë me 9 për qind krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 19.3 miliardë dollarë, ndërsa të ardhurat nga shitjet e makinave ranë me 20 për qind gjatë tre muajve të parë të vitit 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat financiare.

Këto detaje të reja financiare vijnë në një kohë kur disa aksionarë i kanë bërë thirrje Elon Musk – i cili aktualisht mban një pozicion të përkohshëm si punonjës i qeverisë dhe mandati i tij skadon muajin e ardhshëm – të tërhiqet nga roli i tij në Shtëpinë e Bardhë dhe të rikthehet me kohë të plotë në drejtimin e Tesla.

Gjatë hapjes së konferencës për të ardhurat të martën, Musk mbrojti punën që po bën me Departamentin për Efiçencë Qeveritare (DOGE) dhe komentoi mbi protestat ndaj Tesla-s, duke thënë, pa dhënë prova, se protestuesit po demonstronin sepse “po merrnin para në mënyrë të paligjshme”.

Ai tha më pas se puna me DOGE ishte e domosdoshme, por shtoi se “puna me qeverinë për të vendosur rregull në financa është kryesisht e përfunduar.”

“Mendoj se duke filluar që nga muaji tjetër, në maj, koha që do t’i kushtoj këtyre do të ulet ndjeshëm”, tha ai.

Musk shtoi se pret të vazhdojë të punojë për qeverinë një ose dy ditë në javë deri në fund të presidencës së Donald Trumpit, “për t’u siguruar që shpërdorimet dhe mashtrimet që i ndaluam të mos rikthehen fuqishëm”.

Lexo edhe :  Bisedime për paqen, Shtëpia e Bardhë konfirmon: Trump i gatshëm për...

DOGE ende nuk ka sjell dëshmi për mashtrimet që po pretendohen se janë bërë në të kaluarën. /e.t

Të fundit

A u vodhën zgjedhjet? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar procesin...

Ekspertiza: Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm tri hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Act Now 2025’ mbyllet me sukses, një hap drejt Shqipërisë digjitale

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital...

Kreshnik Spahiu: Në 5200 qendra votimi, asnjë komisioner i PD s’ka kapur vjedhje

A qëndrojnë pretendimet e PD-së për manipulimin e votës së 11 majit nga mazhoranca apo për ‘trenin bullgar’? Pas humbjes së thellë, kreu i saj...

Bisedime për paqen, Shtëpia e Bardhë konfirmon: Trump i gatshëm për…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është i gatshëm për të udhëtuar drejt Turqisë për të zhvilluar një takim tre palësh...

Lajme të tjera

Web TV