Amerikanët tremben nga Trump, bie mbështetja në sondazhe për presidentin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbështetja për Donald Trump në 100 ditët e para të presidencës së tij është më e ulëta për një president në 7 dekadat e fundit.

Sipas një sondazhi të CNN, vlerësimi për Trump është vetëm 41%, më i ulëti për 100 ditët e para të një presidenti amerikan që nga epoka e Eisenhower. Pra, Trump po performon më keq se në mandatin e tij të parë.

Vlerësimi për punën e tij ka rënë me 4 pikë përqindjeje që nga marsi dhe me 7 që nga shkurti. Vetëm 22% thonë se e miratojnë plotësisht mënyrën se si e trajton situatën, ndërsa 45 % thonë se nuk janë dakord me mënyrën si ai po vepron.

Vlerësimi i miratimit të presidentit midis grave dhe votuesve hispanikë ka rënë me 7 pikë, ndërsa mbështetja midis të pavarurve ka rënë gjithashtu në 31%, një nivel i ngjashëm me nivelet më të ulëta të mandatit të tij të parë.

Një sondazh tjetër i ABC News, Washington Post dhe Ipsos tregon gjithashtu se mbështetja për Trump është në nivele të ulëta, në vetëm 39%.

Në sondazhe përmendet shqetësimi i qytetarëve amerikan për politikat ekonomike të Trump, që kanë shkaktuar frikën e një recesioni.

Shtatëdhjetë e dy përqind thanë se mendojnë se është shumë ose disi e mundshme që politikat e tij ekonomike të shkaktojnë një recesion në afat të shkurtër.

Shtatëdhjetë e tre përqind thanë se ekonomia është në gjendje të keqe, 53% thanë se është përkeqësuar që kur Trump mori detyrën dhe 41% thanë se financat e tyre janë përkeqësuar.

Shumica e amerikanëve (57%) besojnë gjithashtu se diplomacia e Trump e vë vendin në rrezik. Lëvizjet e tij në politikën e jashtme – duke përfshirë një qëndrim më miqësor ndaj Rusisë dhe një shkurtim të programeve të ndihmës së huaj, vlerësohen vetëm nga 39% e të anketuarve. m.p.

Të fundit

Ura më e lartë në botë është pothuajse gati/ Tejkalon rrokaqiejt më të famshëm në planet

Ajo do të quhet Ura e Kanionit Huajiang dhe do të jetë ura më e lartë në botë . Jo për...

Tregjet botërore të aksioneve rikuperojnë gjysmën e humbjeve

Java e kaluar solli një rimëkëmbje të fortë të tregut global të aksioneve pasi presidenti amerikan Donald Trump zbuti retorikën rreth politikës tregtare dhe...

Studimi/ Ngrohja globale do të na bëjë (shumë) më të varfër

Modelet ekonomike deri më tani kanë nënvlerësuar ndikimin e ngrohjes globale në kursimet tona. Një studim i botuar në Environmental Research Letters , zbulon se situata...

Cilat ishin drogat psikotrope që përdornin paraardhësit tanë?

Në të kaluarën, luftërat, konfliktet sociale, krizat ekonomike kanë vepruar shpesh si nxitës për çrregullime mendore në shkallë të gjerë. Dhe ilaçi "bëje vetë" ka qenë...

Pensioni mesatar 400 euro nëse PS fiton zgjedhjet/ Balla tregon se kush del garant

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, gjatë një takimi me qytetarë deklaroi se Partia Socialiste gjatë mandatit të ardhshëm do ta bëjë...

Lajme të tjera

Web TV