Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan në Colorado Springs pas një bastisjeje gjatë natës në një bodrum që dyshohet se funksiononte si klub nate.

“Klubi i natës ishte një vend i rëndësishëm për trafik droge, prostitucion dhe krime të dhunshme”, tha agjenti special i Administratës Amerikane të Zbatimit të Ligjit për Drogën, Jonathan Pullen, në një konferencë për shtyp.

“Ne sekuestruam shumë armë. Kishim personel ushtarak në detyrë aktive që ishin përgjegjës për sigurinë në klub dhe ishin të përfshirë në disa nga këto krime. Dhe në fakt, kishim edhe mbi 100 emigrantë të paligjshëm”, tha ai, sipas CNN.

Megjithatë, disa nga të arrestuarit përfshinin personel ushtarak që u dorëzuan në Divizionin e Hetimit Penal të Ushtrisë Amerikane. Drogat e gjetura në klubin nëntokësor përfshinin kokainë dhe të ashtuquajturën kokainë rozë, e njohur edhe si “tusi”, tha Pullen.

Ata që besohet se ndodheshin ilegalisht në SHBA u morën në paraburgim nga ICE.

Qindra agjentë nga më shumë se 10 agjenci federale morën pjesë në bastisje dhe më shumë se 200 persona ishin brenda klubit kur mbërritën autoritetet.

Klubi i natës kishte qenë nën mbikëqyrje për disa muaj dhe autoritetet kishin regjistruar trafik droge, prostitucion dhe praninë e anëtarëve të bandës venezueliane Tren de Aragua, e cila është shënjestruar nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, banda MS-13 dhe Hells Angels. m.p.

Të fundit

Nesër shorti për aferën “Partizani”. Kush është treshja që do të gjykojë Berishën?

Nesër në Gjykatën e Posaçme pritet të hidhet shorti për t’u përcaktuar treshja e gjyqtareve që do të gjykojnë...

Adoleshenti pësoi krizë të rëndë abstinence pasi prindërit i morën celularin

Një rast shqetësues ka ndodhur në zonën e Torinos, Itali, ku një adoleshent është shtruar në spital pasi ka përjetuar një krizë të rëndë...

Ndeshja Shqipëri-Serbi, FSHF publikon informacion për shitjen e biletave

Federate Shqiptare e Futbollit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me procesin e shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi, që do të luhet...

Pamje kaotike, palestinezët sulmojnë 77 kamionë të OKB-së me ndihma

Një numër i madh njerëzish të uritur në Rripin e Gazës ndaluan, sulmuan dhe plaçkitën 77 kamionë që transportonin ndihmë humanitare nga Programi Botëror...

“Daily Mail”: Vizitoni Ksamilin e Shqipërisë, destinacioni parajsor “Maldivet e Evropës”

Maldivet janë një nga destinacionet më të ëndërruara të pushimeve në botë dhe një zgjedhje popullore për çiftet që kalojnë muajin e mjaltit, shkruan...

Lajme të tjera

Web TV