Last Updated on 30/04/2025 by adminfjala
Autoritetet në Spanjë dhe Portugali po përpiqen të gjejnë shkakun e një ndërprerjeje masive të energjisë elektrike në të gjithë Spanjën , Portugalinë dhe një pjesë të Francës.
Gjykata e Lartë e Spanjës do të hetojë nëse një sulm kibernetik mund të ketë shkaktuar një nga ndërprerjet më të rënda të energjisë elektrike në Evropë , e cila e zhyti gadishullin Iberik në errësirë.
Bashkimi Evropian do të fillojë një hetim të plotë të ndërprerjes së energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali, tha komisioneri i energjisë i BE-së, Dan Jorgensen.
Kjo vjen pasi kryeministri portugez i bëri thirrje Agjencisë së BE-së për Bashkëpunimin e Rregullatorëve të Energjisë që të kryejë një audit të pavarur të ndërprerjes./e.t