Bullgaria do të bëhet vendi i parë europian me reaktor bërthamor AP1000

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bullgaria do të jetë vendi i parë në Europë që do të ketë një reaktor funksional të tipit AP1000, tha Ministri i Energjisë Zhecho Stankov gjatë një forumi të organizuar nga Westinghouse në Sofje.

Ai shtoi se vendi tashmë ka një vend të miratuar dhe një Vlerësim të Ndikimit Mjedisor (VNM) për projektin, dhe aktualisht po punohet për financimin dhe koordinimin me Komisionin Europian.

Stankov tha gjithashtu se të hënën ai foli me Sekretarin e Energjisë të SHBA-së, Chris Wright, në lidhje me mundësitë e investimit në termocentralin bërthamor të Kozloduy-t.

Stankov, theksoi se shteti bullgar duhet të “shfrytëzojë mundësinë e ofruar nga projekte të tilla si Njësitë 7 dhe 8 të termocentralit bërthamor Kozloduy” dhe ka deklaruar qartë se kompanitë bullgare duhet të marrin pjesë në projekt.

Ai shprehu kënaqësinë e tij për nënshkrimin e disa memorandumeve të hënën, të cilat do t’u japin kompanive bullgare mundësinë për të marrë pjesë në atë që ai e përshkroi si “projekti më i madh i dekadës”.

Sipas Ministrit të Energjetikës, njësitë e reja do të krijojnë kushtet për riatdhesimin e ekspertëve bullgarë me përvojë ndërkombëtare.

“Në funksionim të plotë, termocentrali bërthamor do të punësojë rreth 10,000 punëtorë”, vuri në dukje Stankov./e.t

Të fundit

Përse SHBA po kalon defiçitin më të madh në histori?

Edhe pse të ardhurat nga doganat janë katërfishuar për shkak të tarifave të reja, shpenzimet rekord për përfitime sociale,...

Pirro Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret

Nga Delvina, ku situata me zjarret është ende e rrezikshme, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi se Shqipëria është duke blerë dy avionë që...

Bayern blen yllin nga Premier League, kushton 60 mln euro

Pasi transferoi Luis Diaz për 70 milionë euro nga Liverpool, Bayern duket se do të bëjë një tjetër goditje të bujshme po në Premier...

Kjo është mosha kur truri juaj fillon të plaket

Plakja nuk është një proces i lehtë, ajo kërkon pranim, përgatitje dhe përshtatje. Sipas një studimi të ri nga Proceedings of the National Academy of...

Si inteligjenca artificiale mos ta zhdukë njerëzimin

Geoffrey Hinton, një nga pionierët e inteligjencës artificiale dhe fitues i Çmimit Nobel, ka ngritur sërish alarmin për rreziqet që paraqet AI. Në një...

Lajme të tjera

Web TV