I veshur si Papë, fotoja me IA e Trump, publikuar nga Shtëpia e Bardhë ‘trazon’ rrjetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi ditë më parë e tha si me humor “unë dua të jem Papë”, Trump ka bërë një hap konkret, ka postuar një fotografi të të krijuar nga AI ku është i veshur si Papë.

Fotografia është bërë virale. Presidenti amerikan Donald Trump gjatë javës që po lëmë pas ka thënë me shaka se ai vetë do të ishte “zgjedhja e tij e parë” për udhëheqës të Kishës Katolike.

“Do të më pëlqente të isha papë,” u shpreh ai të martën për një gazetar, duke shtuar më pas se nuk ka ndonjë preferencë për atë që duhet ta marrë këtë rol.

Trump, i cili është miliarder dhe është martuar tri herë, nuk ka ndonjë mundësi reale të bëhet Papë, pasi udhëheqësi i Kishës Katolike zgjidhet nga kardinalët dhe duhet të jetë anëtar i hierarkisë fetare, shkruan Politico.eu, transmeton Gazeta Express.

Kisha Katolike po kërkon një papë të ri pas vdekjes së Papa Françeskut këtë muaj.

Megjithatë, Trump përmendi kardinalin e Nju Jorkut, Timothy Dolan, duke thënë se është “shumë i mirë” dhe se “do të shohim çfarë ndodh”.

Dolan nuk është ndër emrat kryesorë që përmenden për këtë rol, dhe deri më tani, nuk ka pasur asnjëherë një papë nga Shtetet e Bashkuara./e.t

Të fundit

Kroaci, makina përplaset me autobusin! Raportohen 2 të vdekur dhe 31 të plagosur

Dy persona kanë vdekur dhe 31 të tjerë janë lënduar mëngjesin e së dielës në një aksident trafiku në...

Rama e kap keq me partitë e reja: Historia ka treguar se janë problem…

Kryesocialisti Edi Rama, po vijon fushatën elektorale në Lezhë këtë pasdite. Ai nuk i kurseu ironitë edhe për partitë e vogla të cilat garojnë në...

“Krenarë për arritjet e Enkiledës”, Presidenti Begaj uron kampionen tonë të peshëngritjes

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot peshëngritësen e re shqiptare, Enkileda Çarja, për shpalljen kampione e trefishtë për të reja në Kampionatin Botëror...

Rama tallet me Berishën: E mbani mend kur thoshte se po ia kalonim Gjermanisë?

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka folur nga Lezha ditën e sotme lidhur edhe me programin ekonomik të partisë së tij. Rama ka...

Nga grushti i kolegut te zjarri në Kuvend, deputeti Nallbati në qendër të vëmendjes

Bledion Nallbati, deputeti prej 4 vitesh i Partisë Demokratike dhe me vendosjen nga Berisha në listë të sigurt në Korçë pritet të marrë mandatin...

Lajme të tjera

Web TV