Paralajmërimi i SHBA: Pritet sulm i pamëshirshëm nga Rusia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Raprezalja e paralajmëruar e Vladimir Putin kundër Ukrainës, pas sulmeve me dronë të fundjavës së kaluar nuk ka ndodhur ende. Kështu besojnë Shtetet e Bashkuara, të cilat paralajmërojnë një sulm të rëndësishëm e të tejzgjatur, raporton A2 CNN.

Sipas një zyrtari amerikan të cituar nga Reuters, koha e kundërpërgjigjes ruse është e paqartë, edhe pse mendohet se mund të ndodhë gjatë ditëve në vijim. Një burim i dytë pretendon se raprezalja me gjasë do të përfshijë lloje të ndryshme kapacitetesh ajrore, mes të cilave raketa e dronë.

Zyrtarët qe folën në kushte anonimiteti nuk detajuan objektivët e mundshëm të Rusisë. Njëri prej tyre tha se sulmi I Moskës do të jetë asimetrik, çka nënkupton se qasja dhe objektivët e shënjestruar nuk do të përputhen me sulmet e Kievit kundër avionëve rusë të luftës, shkruan A2 CNN.

Moska ndërmori një valë intensive sulmesh me raketa e dronë ndaj kryeqytetit ukrainas të Kievit ditën e premte, me ministrinë e mbrojtjes në rusi qe tha ato ishin në përgjigje të akteve terrorite të Ukrainës, siç i cilësoi. Sipas një burimi diplomatik perëndimor, raprezalja e Rusisë mund të ketë nisur por ajo me shumë gjasë do të intensifikohej më tej, kundër shënjestrave simbolike ukrainase, të tilla si godinat qeveritare, në një përpjekje për të përcjellë mesazh të qartë për Kievin.

Një tjetër zyrtar perëndimor paralajmëroi se sulmi i Moskës do të jetë i madh, i egër dhe i pamëshirshëm.

Ukraina tha se sulmi i guximshëm i fundjavës së shkuar, përfshiu 117 dronë të cilët u lëshuan në thellësi të territorit rus në një operacion të koduar, si “Rrjeta e merimangës”. Sipas vlerësimeve të SHBA, 20 avionë lufte të Moskës u goditën, dhe rreth 10 prej tyre u shkatërruan. m.p.

Të fundit

Paradoksi i reagimit opozitar kundër projekt Kodit të ri Penal

Nga Mero Baze Vitin e kaluar, kur shumica në pushtet propozoi ngritjen e Komisionit të posaçëm “anti-korrupsion”, i njohur si...

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë taksë 10%. Vendimi i paralajmëruar...

3 gusht 1778 – Hapet Teatro alla Scala në Milano

Më 3 gusht 1778, në Milano, u hap për herë të parë Teatro alla Scala – i njohur shkurtimisht si La Scala – një...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Shqipëria do të përjetojë një tjetër ditë tipike vere më 3 gusht 2025, me qiell të kthjellët gjatë gjithë ditës dhe temperatura të larta...

Horoskopi ditor, 3 Gusht 2025

Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift pritet te jete mjaft premtuese sot. Do ndiheni mire pranë partnerit tuaj dhe do shkëmbeni me te çdo...

Lajme të tjera

Web TV