Vuçiç: Kemi surpriza nga dy vende për pavarësinë e Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Pragë, ku po merr pjesë në punimet e forumit të lartë GLOBSEC, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të hzvillojë edhe një bisedë me të dërguarin special të BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Peter Sorensen.

Vuçic e la të qartë në deklaratën për mediat se do t’i ankohet Sorensen për gjithçka, në lidhje me Kosovën.

“Do i tregoj gjithçka që institucionet në Prishtinë po bëjnë kundër serbëve në të gjitha pjesët, veçanërisht në veri të Kosovës dhe Metohisë. Do të flas për domosdoshmërinë e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit, por e di që pavarësisht se çfarë më përgjigjen, nëse për 12 vjet nuk kanë bërë asgjë për ta detyruar Prishtinën të respektojë atë që ka nënshkruar, nuk besoj se do të ndodhë diçka në të ardhmen”, tha Vuçiç në konferencën për shtyp në Pragë.

Vuçiç më tej hodhi pretendimin se në vijim do të kemi një vendim shokues në lidhje me njohjen e Kosovës nga dy vende.

“Kjo forcon një nga pozicionet tona të tjera, që është vendosmëria për të vazhduar punën për të ruajtur integritetin tonë territorial në luftën kundër kundërshtarëve të fuqishëm si Turqia dhe disa vendeve të tjera që po punojnë me shkathtësi për të njohur pavarësinë e Kosovës, por së shpejti do të kemi surpriza nga dy pjesë të ndryshme të botës për partnerët tanë që po luftojnë për njohje”, theksoi ai. m.p.

Të fundit

Trump sfidon Apple me telefonin e tij të ri?

Ndërsa Apple i ka marrë gjërat me ngadalë dhe është përshtatur me idenë e lansimit të një iPhone të...

Mesazhi i befasishëm, Endrit Shabani nuk i lexon lajmet e ditës

"Kemi arritur një akord së bashku dhe mandatin do ta marrë zonja Xhuveli e listës së mbyllur". Ky është mesazhi që ka dhënë sot për...

Çfarë i ndodhë trupit tuaj nëse hani shumë shalqi?

Vera ka ardhur dhe bashkë me të vjen edhe nevoja për të ngrënë ushqime freskuese, dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë...

“Netanyahu është i çmendur”, amerikanët po ndryshojnë mendje për Izraelin?

Epitetet e zgjedhura nuk janë ato të leksikut diplomatik. "Një i çmendur", "një fëmijë që nuk di si të sillet", "ai bombardon gjithçka vazhdimisht". Këto...

Zjarri në Dukat/ Shqipëria kërkon ndihmën e BE-së

Për shkak të situatës problematike të zjarrit në Dukat të Vlorës, Shqipëria ka aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, duke kërkuan ndihmën e BE-së. Lajmin...

Lajme të tjera

Web TV